Posta

June 15, 2017 | 9:18

POSTA/ Kam frikë të përballem me njerëzit

1

Përshëndetje. Quhem Diana dhe jetoj në Shkup. Ajo që më shqetëson është një problem që kam me veten. Më dridhen duart sa herë që kam ndonjë përgjegjësi në punë, marr përsipër të bëj diçka apo takohem me dikë. Turpërohem shumë nga vetja pasi më duket se emocionalisht nuk jam e zonja të përballem me njerëzit. Si ta shmang këtë gjendje? Me të mira!

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Përshëndetje Diana. Frika sociale vjen nga mendimi që ju keni se çfarë do të mendojnë të tjerët për ty dhe nëse do të jem ashtu sikurse i kam ngritur unë pritshmëritë në raport me takimet e përditshme me njerëzit apo në situata të tjera të ngjashme? Njerëzit janë të ndarë nga tipi i personalitetit që kanë. Ka njerëz ekstrovertë (të hapur, socialë, eksplicitë), ka njerëz introvertë (të mbyllur, të druajtur, të turpshëm), ka njerëz në kombinim të këtyre të dyjave, etj. Secili prej tipeve ka vështirësitë dhe epërsitë e tij, dhe kjo bën që bota sociale të mos jetë e mërzitshme. Nëse ti do të doje të ndryshojë ajo çfarë je, nuk do të ishe më ti. Nëse ti do të pranoje për atë çfarë ti je, atëherë do të ishe më e qetë me veten tënde, më në paqe. Mendo që ndoshta edhe ata të cilët takohen me ty mund të jenë po aq të emocionuar, ndaj nuk duhet të fokusoheni vetëm te vetja.

Nëse të dridhen duart, do të thotë që keni frikë. Nëse keni frikë nga një person përballë jush, që ndoshta edhe ai ka frikë, atëherë nga se duhet të keni frikë? Merrni zemër dhe jini vetvetja!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top