FB

July 13, 2023 | 7:40

Posta / Kushërira më injoron, si duhet të sillem me të?

 

Unë dhe kushërira ime jemi të dyja 28 vjeçe. Që kur ishim fëmijë, shpesh kur vinte në shtëpinë time për të më vizituar, as nuk më fliste (sikur t’i kisha bërë ose t’i kisha thënë diçka të keqe), përveçse përshëndetej. Mbaj mend që në Krishtlindjet e 2015-ës, kushërira ime erdhi për të më vizituar në shtëpinë time dhe përveçse më tha thjesht “përshëndetje”, më foli shumë pak! Për shkak të kësaj sjelljeje të saj, unë rrija gjithë kohën në dhomën time në PC, dhe më erdhi vetëm një herë tek unë për të më thënë: “Eja”. Por çfarë do të bëja nëse ajo as nuk do të fliste me mua?

Kur unë postoj foto në Instagram, ajo nuk mw jep kurrë pëlqime, ndërsa fotove të miqve apo të kushërinjve tanë të tjerë u bën like! Dhe, kurrë nuk më ka uruar për ditëlindje!

Si duhet të sillem me këtë kushërirën time që më injoron në rrjetet sociale? Live flasim me njëri-tjetrën, edhe pse ndonjëherë siç kam shkruar më parë, si fëmijë ajo më ka injoruar (por jo gjithmonë).

i

Përgjigje: Përshëndetje! Të jesh i afërm nuk do të thotë domosdoshmërisht të kesh një lidhje të thellë. Ndoshta nuk jeni lidhur kurrë me njëri-tjetrën, thjesht sepse nuk ka pasur komunikim të hapur nga ana juaj. Mund të ndodhë që edhe kushërira juaj pret që ju “të bëni hapin e parë”. E njëjta gjë edhe për rrjetet sociale.

Ndoshta me miqtë e saj ajo ka krijuar një lidhje të një lloji që vazhdon në rrjetet sociale. Mundohuni ta trajtoni këtë diskutim me të ndoshta thjesht duke qenë më e hapur ndaj saj.

Ndonjëherë nuk duhet shumë për ta bërë tjetrin të kuptojë se ka vullnet për të nisur një bisedë, duke shembur muret e të “të pathënave”.

 

 

Dr. Federica Morao, psikologe

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top