Posta

February 15, 2017 | 8:09

POSTA/ Më ndihmoni ta shpëtoj bashkëshortin nga fiksimi i lotove

1

E dashur psikologe,

Unë jam një nënë 28 vjeçe, e martuar prej 6 vites. Kam një vajzë 4 vjeçe dhe aktualisht po pres fëmijën e dytë. Shqetësimi im i madh është komunikimi me bashkëshortin dhe sjellja e tij. Burri im ka një ves të keq, që nuk heq dot dorë edhe pse është bërë prind dhe ka përgjegjësi. Ai është i fiksuar pas lotove, rri pothuajse të shumtën e kohës duke parë ndeshje dhe duke vendosur loto. Mua si nënë më shqetëson ky fakt, sepse kur vjen nga lotoja është i nervozuar dhe debaton me mua edhe në prani të vajzës, shembull ky shumë i keq për vajzën. Edhe pse jam munduar në të gjitha mënyrat të komunikoj me të, ai prapë nuk heq dorë nga ky ves.Të lutem më thuaj një mënyrë si të sillem me të, sepse nuk dua që ta shkatërroj familjen, sepse për mua familja është e shenjtë. A ka ndonjë mënyrë më bindëse që ta bëj të heq dorë nga kjo gjendje gradualisht, sepse e di që dhe për të është e vështirë? Do më ndihmonit shumë me mendimet tuaja. Ju falenderoj!

Përgjigje:

Nga Msc.Adelina Pjetra Psikologe Klinike

Nga Msc.Adelina Pjetra
Psikologe Klinike

“Të jesh e martuar me një person të varur nga bixhozi: A mund të shmanget divorci?”

Në çdo rast , një varësi e tillë mund të çojë në shkatërrim financiar, jo vetëm të personit që luan me lojrat e fatit, por edhe shkatërrim financiar të familjes së tij.

Si bashkëshortja e tij, duhet të kërkoni të mbroni financat tuaja, ndërkohë që do të orientoni bashkëshortin në drejtimin e duhur. Disa strategji mund t’ju ndihmojnë për t’i mbajtur gjërat së bashku, ndërkohë që ju dhe bashkëshorti juaj së bashku do të përpiqeni të trajtoni varësinë e tij ndaj kumarit.

Mos “aktivizoni” kumarin e tij

Ju mundësoni varësinë e partnerit tuaj, kur ju hiqni ose pakësoni pasojat negative të veprimeve të tij. Për shembull, në rastin e lojërave të fatit, ju mund të furnizoni burrin tuaj me para për të paguar borxhet. Kur ju filloni duke e bërë të mundur këtë , ju mund të mendoni për interesat më të mira të bashkëshortit tuaj /duke i hequr borxhet. Megjithatë, me kalimin e kohës burri juaj mund të bëjë më pak përpjekje për të lënë kumarin, dhe ju mund ta gjeni veten duke bërë më shumë përpjekje për ta mundësuar atë. Kjo mund të nxisë pakënaqësi në familjen tuaj.

Menaxhoni financat tuaja

Duke qenë se burri juaj tani është i pabesueshëm në lidhje me paratë, është në dorën tuaj për të marrë kontrollin e financave të familjes. Merrni masa për të siguruar vetë financat tuaja që të jenë të sigurta nga lojrat e fatit të burrit tuaj. Për shembull, mund të krijoni një llogari të veçantë bankare, në qoftë se ju nuk e keni tashmë një të tillë. Në mungesë të një llogarie bankare, mundohuni të menaxhoni më mirë të ardhurat familjare, duke i dhënë më pak mundësi bashkëshortit tuaj t’i përdorë ato. Nëse burri juaj është i gatshëm të pranojë ndihmë, punoni së bashku për të kufizuar sasinë e aksesit që ai ka për paratë e familjes. Individët me varësi ndaj kumarit zhvillojnë një aftësi për të kërkuar para, duke përdorur çdo gjë nga kërcënimet e ndryshme psikologjike, deri tek manipulimet delikate emocionale. Përgatiteni emocionalisht veten për të mohuar kërkesat e tij. Për shembull, kujtojini vetes çdo ditë që të kesh para për faturat dhe ushqimin e familjes është shumë më e rëndësishme se të ushqyerit e varësisë të burrit tuaj

Kërkoni për mbështetje

Nga stresi i menaxhimit të financave dhe presioni i përditshëm për të mohuar kërkesat e burrit tuaj, ju mund të ngarkoheni shumë mbi supet tuaja. Megjithatë, ju nuk keni pse t’i përballoni të gjitha këto përgjegjësi vetëm. Mund të kërkoni ndihmë nga familjet respektive të secilit nga ju të dy, që t’ju përkrahin dhe t’ju ndihmojnë për ta adresuar bashkëshortin tuaj drejt një zgjidhje të shëndetshme për familjen.  Disa seanca terapie për të mbajtur veten në shëndet të mirë mendor, trajtimi i varësisë së bashkëshortit nga një terapist profesional, gjithashtu mund t’ju orientojnë në drejtimin e duhur. Duhet të  jeni e vetëdijshme se vendimi i bashkëshortit tuaj për të kërkuar ndihmë profesionale varet vetëm nga ai.

Bëhuni e mirëkuptueshme

Kumari patologjik ka lidhje të forta me probleme të ndryshme të tjera të shëndetit mendor. Për shembull, rreth 70 -76 % e kumarxhinjve patologjike vuajnë nga depresioni, dhe ata kanë 5 deri në 10 herë më shumë gjasa që të shfaqin sjellje vetëvrasëse se sa ato pa varësi ndaj kumarit, (George State University në artikullin “Depresioni, Vetëvrasja dhe Probleme me kumarin “). Me këtë në mendje, ju duhet të jeni e kujdesshme me ndërveprimet dhe dialogun mes jush dhe bashkëshortit tuaj. Kjo nuk do të thotë që ju duhet të zhyteni në manipulimet dhe plotësimin e dëshirave të bashkëshortit tuaj si një lojtar në kumar, por është mirë që të mbani durimin tuaj në kontroll, të jeni e durueshme me trajtimin dhe shërimin e tij dhe të siguroheni që ju nuk e përjashtoni burrin tuaj nga familja.

“Mos e shikoni bashkëshortin tuaj si armik, që nuk vlerëson familjen dhe nuk kujdeset për përgjegjësitë e tij si bashkëshort dhe si baba, por shikojeni varësinë e tij si një problem që duhet të tejkalohet”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top