Posta

December 2, 2017 | 8:00

POSTA/ Më tradhtoi, e fala, por lidhja s’është më njësoj

divorce_couple

Kam vite e lidhur dhe tani jam fejuar. Deri para pak muajsh kam qenë në normalitet me burrin, por pikërisht në atë periudhë ndodhi që ai nuk ishte në Shqipëri dhe më tradhtoi. Unë e mora vesh këtë gjë dhe e kam përjetuar keq, por mendova që e doja dhe e fala. Problemi është se që atëherë i fejuari është shumë indiferent me mua, nuk është më i pari. Qëndron ftohtë. Po çmendem nga mendimet. Kam 4 muaj që nga stresi vetëm më dhemb koka. Si t’ia bëj?

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Kërkon guxim, mirëkuptim dhe integritet të madh që të falësh një njeri kur e ndjen veten të tradhtuar. Ky është një hap shumë i rëndësishëm për të kuptuar se veprimi juaj është i drejtë dhe i rëndësishëm për ju, pastaj edhe për partnerin. Qëllimet e faljes janë shumë të rëndësishme: e keni falur nga dashuria që keni për të, apo nga frika se mos prishni martesën dhe ngeleni vetëm? Këto dy drejtime bashkohen në një pikë, por dhe kujdesshëm do të duhet të ndahen nga njëra-tjetra. Dhe nëse e keni falur: çfarë keni ndarë me bashkëshortin tuaj gjatë këtij procesi, pra a ka një “fajtor” që e do faljen ose e meriton faljen tuaj? Mbi të gjitha është shumë e rëndësishme që ta dojë faljen, pra edhe pse pranon se ka shkuar me një person tjetër, a jeni ju përparësia dhe zgjedhja e tij për të qenë së bashku edhe më të fortë? Sigurisht që ju nuk mund të jeni si më parë, ndoshta shumë më mirë, por jo si më parë. Duhet të keni kujdes me pritshmëritë. Partnerët ndryshojnë, rriten dhe zhvillohen gjatë marrëdhënies së tyre, por këto ndryshime do të duhet të ndahen dhe të konsumohen me njëri-tjetrin. Është shumë e rëndësishme që në të njëjtin proces të përfshihet komunikimi konstruktiv, asertiv me njëri-tjetrin për të parë më pranë se përse ndjehet nevoja për të shkuar me një person tjetër? Çfarë e ka shtyrë partnerin tuaj dhe si mund të ridimensiononi marrëdhënien tuaj. Guxoni dhe mos kini frikë të ndani nevojat tuaja, të ndryshoni së bashku, brenda dëshirave dhe mundësive! Krijoni mundësi që të kënaqeni së bashku dhe kështu të plotësoni nevoja, të cilat janë të pranishme dhe që vlejnë të konsumohen. Nëse ju nuk i ndani këto nevoja, dëshira dhe pritshmëri, do të merrni me mend në heshtje gjithëçfarë situatash, të cilat do të bëhen më të mëdha se vet problemi në zanafillë. Pra, komunikoni, konsumojeni “faljen!”

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top