Posta

October 20, 2017 | 9:17

Posta/ Ndihem i bllokuar

Jam 35 vjeç dhe jetoj me prindërit. Prej dy muajsh jam fejuar dhe mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur. Por ajo që më shqetëson është gjendja ime e humorit, e cila ka filluar të ndryshojë shpesh dhe në mënyrë të pajustifikueshme. Pa arsye, kaloj nga euforia në momente trishtimi e deri në nervozizëm, çka më bën të ndihem e turpëruar përballë njerëzve që më rrethojnë. Kur arrij të qetësohem, është gjithmonë tepër vonë. Ndihem i pafuqishm para një situate që në fakt e kam krijuar vetë pak minuta më parë…

1

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Përshëndetje. Ju falënderoj për këtë letër. Është shumë e rëndësishme që në situatën tuaj të kuptojmë dy momente kyçe: e para, ju keni lëvizur nga vendi juaj i lindjes, dhe e dyta, ju keni lëvizur edhe nga vendi juaj i origjinës, që është Shqipëria. Pra, ndryshimet tuaja janë të njëpasnjëshme dhe është e udhës të mendoni drejt se nuk është e lehtë të përballosh dhe të mësohesh me këto kapërcime dhe as më tepër që më thoni se këtë periudhë e keni kaluar vetëm. Edhe pse secili prej nesh e gjykon veten të fortë për të përballuar situatat, sërish ne kemi nevojë si qenie sociale që të mund të bashkëveprojmë me personat e tjerë dhe të mund të ndajmë shqetësimet apo gëzimet e përditshme. Ndodh që këto shqetësime të bëhen më intensive dhe të pengojnë jetën e përditshme, atëherë do të duhet t’i drejtoheni një profesionisti psikolog për të kuptuar edhe më mirë lëndimet afektive apo mendore që ju shoqërojnë. Në rastin tuaj, ju keni një shqetësim që duket se e ka bërë të përditshme tuaj të vështirë. Ankoheni për një gjendje ankthi, e cila shoqërohet me simptoma si marrja e frymës, bllokim mendimesh, dhe kjo është përgjithësuar në jetën e përditshme. Fillimisht do të duhet që të kërkoni të jeni në shoqërinë e personave që janë të afërt ose të dashur për ju, miq, shokë dhe familjarë. Së dyti, do të duhet që të merrni një ndihmë profesionale, për të rehabilituar këtë situatë me veten tuaj. Merrni zemër dhe bëjeni këtë hap, që të mund të gjeni përgjigjet tuaja, pasi vetëm deklarimi në një letër se si ndjeheni, nuk e tjerrë historikun e ankthit apo turbullimit tuaj. Ju uroj më të mirën!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top