FB

July 26, 2022 | 8:50

Posta nga Denada TOÇE / Fëmija im është agresiv

Lexova një shkrim në revistë mbi sjelljet dhe problemet tek fëmijët. Ju lutem, nëse mund të më tregoni si duhet të veproj unë që kam nevojë për ndihmë. Kam djalin 5 vjeç dhe i ka të gjitha sjelljet. (shkrimi i cituar: Ato mund të përfshijnë sjellje të ndryshme si shpërthime të zemërimit, përplasje të objekteve në tokë, të zvarritura në dysheme, të bërtitura dhe sjellje të çorganizuar.) Kam kërkuar ndihmë edhe tek kopshti, por veç më thonë që i ka këto sjellje. Unë e di që i ka, por si mund t’i vij në ndihmë. Ju lutem shumë, nëse më jepni një përgjigje!

Nga Denada TOÇE, psikologe këshillimi

denada

Përshëndetje i dashur prind!

Në fakt, ajo që ndodh më së shumti nëpër kopshte janë konstatimet mbi sjelljen e fëmijës, por zgjidhjet mungojnë. Duhet theksuar se ka specialistë, mësues dhe edukatorë që kanë vullnetin të mësojnë dhe të aplikojnë metoda të ndryshme për ndërhyrjen tek sjelljet problem, dhe ky është një hap mjaft i mirë, pasi fëmijëve u jepet një zgjidhje jete e domosdoshme. Pikë së pari do të duhet të kuptojmë se cili është funksioni i sjelljes problematike të fëmijës, pasi të jemi siguruar që sjellja ka frekuencë apo intensitet të lartë, që do të thotë, fëmija kryen shpërthime të zemërimit një herë në muaj, apo këto episode ndodhin thuajse çdo ditë? Pra, a ka vend për të ndërhyrë, pasi ndërhyrja bëhet e vështirë ose e pamundur nëse sjellja ndodh shumë rrallë. Vetëm nëse rrezikshmëria është shumë e lartë, edhe nëse ndodh rrallë.

Më pas do të duhet të kuptojmë se çfarë e mirëmban. Për këtë do të duhet të kontaktoni me një specialist të analizës së sjelljes, për të organizuar përgatitjen e një plani për mbajtjen e të dhënave mbi sjelljen e fëmijës dhe analizën e këtyre të dhënave. Zakonisht, burimet e sjelljeve problematike të fëmijëve janë: vëmendja, arratisje nga një detyrë, kryesisht e vështirë për t’u bërë ose shumë e lehtë, për shkaqe automatike, kënaqësi vetshpërblyese pa ndërhyrje sociale, dhe aksesi ndaj objekteve të dëshiruara. Nëse një sjellje është në rritje, ne do të duhet të fokusohemi se çfarë e mirëmban, pra cila është pasoja që ndjek sjelljen menjëherë, pasi kjo e fundit ndodh: ne që i themi “pusho!”? Ne një i themi “po çfarë ke kështu?” Ne që i themi “fillove ti?” etj. Nëse është kështu, atëherë me siguri është funksioni, është vëmendja. Apo mos ndoshta sa herë që fëmija bën sjellje të kësaj natyre merr atë që do? Pra ka akses ndaj gjërave që do? Apo mos ndoshta do të heqë dorë nga një detyrë që nuk e bën dot pasi është shumë e vështirë për të? Të gjitha këto do të duhet të kuptohen në mbajtjen e përditshme të të dhënave, të cilat analizohen, dhe vendoset një plan sjelljeje për të ndërhyrë në orët e ditës, vendin dhe me njerëzit që ndodh më së shumti. Kështu ne nuk do të ndryshojmë funksionin, por do të modifikojmë sjelljen e papërshtatshme, duke e zëvendësuar me një sjellje të përshtatshme. Pra fëmija do të mund të marrë vëmendje, por vetëm nëse është i qetë dhe e kërkon atë që do me mirësjellje, lehtësisht të gjendura në repertorin e fëmijës.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 171

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top