FB

September 23, 2021 | 8:20

Posta nga Denata Toçe / A është e drejtë çfarë hapi kam bërë?

Përshëndetje. Kam disa vite martesë në distancë dhe përveç këtij fakti duhet të duroj dhe familjarët e burrit, të cilët ndërhyjnë mes nesh. Prindërit e tij mundohen të sajojnë lloj-lloj gjërash, pastaj flasin me të birin dhe e bëjnë të besojë se ato gjëra janë të vërteta, edhe pse unë mundohem t’i respektoj.

Unë dhe burri duhemi shumë fort. Edhe pse na kanë çuar edhe në prag ndarjeje, ne e kemi kaluar çdo herë, sepse e duam njëri-tjetrin. Duam të kalojmë jetën së bashku, të krijojmë folenë tonë larg, atje ku ai jeton. E kam parë se vjehrria shfrytëzojnë çdo moment a rast për të na futur në konflikt mua dhe bashkëshortin, kështu që kam vendosur të mos merrem më me fjalët e tyre. Ata le ta bëjnë të keqen e tyre, unë do eci në hapat e lumturisë sime.

Denata Toçe, Psikologe Këshillimi

Denata Toçe, Psikologe Këshillimi

E dashur shkruese, sigurisht që hapi juaj është mjaft i menduar dhe mendoj i mençur në kushtet ku ndodheni. Por dua që të qetësoheni edhe më shumë, duke menduar se bashkëjetesa me familjen biologjike, qoftë të njërit apo të tjetrit, nuk është e lehtë dhe është e pritshme që të krijohen edhe konflikte.

Ndoshta qëllimet e prindërve të djalit nuk janë që t’ju ndajnë, por duke qenë se divergjencat janë të pranishme dhe dinamikat janë kaq të ndryshme nga familja në familje, konfliktet do të jenë prezente. Në këto kushte unë gjithmonë rekomandoj që familjet të mund të jetojnë veçmas, gjithmonë nëse kjo është e mundur për të dyja palët. Kjo sepse do të qetësonte akoma më shumë situatën e cila pritet të ndizet sërish me kalimin e kohës. Edhe pse duhet t’ju them se vendimi juaj është një mënyrë mjaft e mirë për të shmangur konfliktet e padobishme, të cilat çojnë në plotësimin e egos të njëri-tjetrit, por në asnjë rast nuk kanë përfitime në marrëdhënie apo familje.

 

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 160

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top