FB

October 18, 2021 | 8:20

Posta nga Denata Toçe / A ndikon pesha në gjendjen psikologjike?

Përshëndetje, dua të të bëj një pyetje se s’po gjej zgjidhje në asnjë vend. Jam edhe nënë. Por ajo që më shqetëson është pesha ime e tepërt. I kam bërë të gjitha analizat dhe më kanë dalë në rregull. Pyetje ime është, a ndikon gjendja psikologjike në peshën e një personi?

Denata Toçe, Psikologe Këshillimi

Denata Toçe, Psikologe Këshillimi

 

Trupi dhe mendja janë të lidhura ngushtë mes njëra-tjetrës. Truri reflekton në trup dhe e kundërta dhe kështu njerëzit i përjetojnë me mendje edhe me trup situata e tyre. Nëse perceptimi mbi trupin tuaj është shqetësues, pra mendoni se jeni shumë mbipeshë, sepse edhe realisht keni kile të tepërta dhe kjo shoqërohet me mendime dhe besime irracionale rreth vetes, atëherë është lënduese për shëndetin psikologjik.

Kështu lëndimi është prezent. Çdo ngarkesë psikologjike si pasojë e stresorëve të ndryshëm, mund të ngadalësojë metabolizmin e individit. Unë nuk jam nutriciene, por shkencat shprehet mjaft qartë se sjellja e ushqimit është e lidhur ngushtë me trurin, mendimet, perceptimet. Shumë gra duan të mbeten shtatzënë dhe e kanë të vështirë të mbeten edhe pse fizikisht rezulton se të gjitha parametrat janë në rregull. Duket sikur aspekti psikologjik këtu ka një rol domethënës. Kur këto gra fillojnë të mos mendojnë intensivisht për të mbetur shtatzënë, heqin dorë në format këmbëngulëse për të mbetur shtatzënë, atëherë ndodh që mbeten.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 161

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top