Posta

April 4, 2020 | 8:10

Posta nga Denata Toçe / Më mundon gjatësia ime

Përshëndetje. Më falni, por kam probleme me gjatësinë trupore. Jam 15 vjet dhe jam 1.45 cm. Kam turp të dal para shokëve dhe shoqeve. Jam shumë e shkurtër. A mund të më ndihmoni si t’i heq këto ndjesi nga vetja?

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

E dashur lexuese, nuk mund të mohoj që paraqitja vizike nuk luan rol në marrëdhëniet e përditshme, por nga përvoja, kam parë njerëz “gjigand” në karakterin e tyre edhe pse të shkurtër fizikisht. Me këtë dua të them se, gjatësia juaj nuk mund të jetë gjithçka që ju keni. Thelbi juaj mund t’ju tregojë shumë herë më të gjatë dhe më të pashme.

Shumë njerëz me gjatësi mesatare ose dhe nën mesatare, kanë treguar të jenë mjaft të suksesshëm. Napoleoni ishte një prej tyre, ose Yuri Gagarin, Yasser Arafat, Voltaire, Mahatma Ganthi, etj. Po t’i referohem grave në fushën e artit, që janë sot të suksesshme, mund të përmend Lady Gaga, Ariana Grande dhe shumë gra të tjera që kanë lënë gjurmë në histori. E kuptoj se si ndjeheni, sidomos nëse gjatësinë tuaj jua përmendin edhe të tjerët. Por ju sugjeroj që ju të jeni e para që mendoni se jeni e bukur, e hijshme, fisnike, me cilësi që i vlerësoni shumë tek vetja. Ju premtoj se për atë që do të respektoni dhe doni vetveten, për atë do ju duan edhe të tjerët.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 146

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top