Posta

October 9, 2019 | 8:11

Posta nga Denata Toçe / Xhelozi fëmijësh apo…?

Denata ToceNga: Denata Toçe

Psikologe Këshillimi

 

 

 

 

Kam një vajzë tri vjeçe. Jetojmë me bashkëshortin në një shtëpi ku jetojnë edhe prindërit e tij, si dhe vëllai me nusen e djalin. Shtëpia është e madhe dhe nuk e kam problem se jetoj në një familje të zgjeruar. Im shoq ka një biznes ku edhe nevojën e parave nuk e ndiejmë. Problemi im qëndron te fakti se djali i kunatit ma dhunon fort time bijë. Jam munduar ta largoj vajzën dhe t’i flas nipit me të mirë. Ajo që më krijon shqetësim është reagimi i kunatit dhe gruas së tij, të cilët nuk i flasin fare të birit, por më bëjnë mua fajtore sepse largoj vajzën. Madje shkakun që djali i tyre është i dhunshëm, e justifikojnë me faktin që vajza ime trevjeçare e nxit të jetë i tillë. Mendoj se është xhelozi fëmijësh, por më dhimbset edhe fëmija im kur qan me të madhe. Si t’ia bëj që ne si familje të mos kemi sherre mes palësh?

Përgjigje: Nëse burri juaj ka një të ardhur të kënaqshme, e keni menduar ndonjëherë që të jeni në një ambient më vete? Nëse ky është një diskutim i pakonsumuar dhe mendoni se mund të jetë e mundur, ia vlen ta merrni në konsideratë. Nisem t’ju udhëzoj kështu, pasi jetesa me shumë familje ka rezultuar të jetë e suksesshme për socializim, por e pasuksesshme për mirëqenien e marrëdhënieve.

Alkimitë familjare ndryshojnë që nga format e edukimit dhe deri te besime të tjera në raport me sjellje të ndryshme. Ka shumë mundësi të jetë xhelozi, edhe pse nuk e njoh në këtë letër moshën e djalit, por kjo gjë nuk përbën problem serioz.

Ajo që është e rëndësishme është të kuptojmë përpjekjen e adultëve, familjarëve të djalit për të drejtuar fëmijën drejt sjelljeve të përshtatshme dhe jo duke e shpërblyer atë drejt sjelljeve problem, dhe mbi të gjitha duke e orientuar drejt asaj që: “fajin e ka bota”, në këtë rast vajza juaj, pse ai është agresiv.

Këtu MUND të kemi probleme me format  edukimit. Por nuk po ju shkruaj shumë për nipin tuaj, pasi nuk mund të orientoj asnjë mbështetje për atë që nuk kërkon ndihmë, por për ju mendoj se do të ishte e udhëz të merrni një vendim familjar nëse gjërat bëhet më serioze se kaq.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top