Pa shumë vitesh që kam duruar sjelljen e tmerrshme të vajzës sime adoleshente, ka ardhur fundi i durimit tim…
Ajo është e keqe, arrogante dhe urdhëruese. Në fakt, ajo nuk mund të jetë e mirë nëse nuk dëshiron diçka. Nuk di si t’i them se nuk po e duroj dot më dhe se është koha që ajo të rritet. Unë jam 50 vjeç dhe vajza ime është 19. Ajo jeton me mua dhe njerkën e saj, që kur nëna e saj e braktisi atë, nëntë vjet më parë. Që atëherë ato mezi e kanë parë njëri-tjetrin. Nëna e saj nuk e kujton kurrë ditëlindjen e vajzës dhe nuk i dërgon asnjë dhuratë për Krishtlindje.
Vajza ime ishte një vajzë e vogël e ëmbël, por ajo u shndërrua në një përbindësh në moshën 13-vjeçare. Ajo del nga dhoma e saj vetëm për të blerë cigare dhe pi duhan dhe pi shumë. Pavarësisht se ishte e zgjuar, ajo la shkollën në moshën 16-vjeçare dhe nuk ka pasur kurrë një punë që zgjat shumë. Situata dhe zënka të ndryshme nuk kanë fund, jam dëshpërimisht i shqetësuar për të. Çfarë mund të bëj?
Përgjigja e psikologes: Nëna e vajzës tuaj e braktisi atë në një moshë shumë të re dhe të pambrojtur. Që atëherë, ajo nuk ka bërë asnjë përpjekje për të riparuar marrëdhënien e tyre. Ka shumë të ngjarë që kjo të jetë çështja kryesore e të gjitha problematikave të vajzës suaj. Nëse ajo sillet sikur nuk i intereson asgjë, kjo është ndoshta sepse ajo që ndodhi me nënën e saj e ka bërë atë të ndihet e pavlerë dhe e refuzuar. Ajo mund të jetë në depresion dhe ka nevojë për trajtimin e duhur. Kur ajo është e vrazhdë, me siguri po përpiqet t’ju testojë për të parë nëse do ta lini edhe ju, mbase nëna e saj kthehet kur ajo sillet keq… Bëjini të qartë se e doni atë dhe doni ta ndihmoni dhe këtë bisedë duhet ta bëni sa më parë, pa humbur fëmijën tuaj.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.