FB

October 7, 2023 | 8:00

Posta / Si ta menaxhoj ankthin tek fëmija?

 

Përshëndetje! Jam nënë e një djali 6 vjeç që sapo ka filluar shkollën fillore. Në shkollë mbërritëm menjëherë pasi ra zilja, kështu që në momentin e hyrjes atij iu përzje dhe pati të vjella. E kuptoj shumë mirë qe është një formë ankthi, sepse jam e sigurt që brenda është qetë… por sa herë e lë, vdes nga brenda. Çfarë mund të bëj për ta menaxhuar këtë ankth? Ndihem e dëshpëruar ta shoh kështu. Si t’ia bëj?

d

Përgjigje: Përshëndetje! Para së gjithash, si nënë, ju nuk duhet përjetoni ankth fillimisht, sepse në këtë mënyrë ju e transferoni gjendjen tuaj tek fëmija. Përkundrazi duhet të shfaqeni e qetë në lamtumirën kur e përcillni për në shkollë.

Në shtëpi duhet të flisni shumë me të, duke e pyetur djalin se çfarë e shqetëson apo e frikëson. Ka të ngjarë që të jetë ankthi i ndarjes për shkak të frikës së braktisjes; në këtë rast ju duhet ta qetësoni, duke i thënë se pas orarit të shkollës ju (ose babai i tij) do të jetë aty duke e pritur si fëmijët e tjerë.

Është e rëndësishme të respektohet orari për të lehtësuar marrjen e një besimi të fortë që do të shërbejë për të përvetësuar praninë tuaj edhe kur ai nuk është fizikisht me ju.

Natyrisht është gjithashtu e rëndësishme të rriten aktivitetet e shkollës, shoqërizimi me shokët e klasës dhe mësuesit, të cilëve këshillohet t’u komunikohet ky shqetësim fillestar i fëmijës, në mënyrë që edhe ata të kontribuojnë në zbutjen e këtij momenti të hyrjes në shkollë.

 

Dr. Gennaro Fiore, mjek kirurg, psikolog klinik, psikoterapeut

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top