Posta

September 1, 2018 | 8:10

Posta / Si ta refuzoj shitjen e pronës së përbashkët? Avokati Aliaj: Çdo bashkëpronar ka të drejtë që të përfitojë nga të ardhurat e sendit të përbashkët

shtepi

Kam një pyetje në lidhje me ligjin e pronësisë në Shqipëri. Nëse është e mundur, ju lutem, më ndihmoni. Jam bashkëpronare me dy persona të tjerë në një shtëpi banimi. Këta dy persona duan të shesin këtë apartament. Nëse unë nuk jam dakord për shitjen, edhe pse ata kanë pjesën më të madhe të pronës, si bëhet refuzimi? Kur hapet gjyq, a duhet të jem i pranishëm edhe unë? Me pak fjalë, dua të di procedurën në rast se refuzoj që të bëhet shitja. Faleminderit për ndihmën. Astriti.

harbiBashkëpronësia lind kur sendet apo të drejtat u përkasin njëherësh dy ose më shumë personave. Kodi Civil përcakton se çdo bashkëpronar ka të drejtë që të përfitojë nga të ardhurat e sendit të përbashkët në përpjesëtim me pjesën e tij, të tjetërsojë ose disponojë në çdo mënyrë atë, si dhe të kërkojë pjesëtimin e sendit të përbashkët.

Në rastet kur sendi është i paluajtshëm, bashkëpronari është i detyruar që pjesën e tij nuk mund ta shesë pa respektuar të drejtën e parablerjes, që nënkupton se  para se t’ia shesë pjesën e vet në sendin e paluajtshëm një personi që nuk është bashkëpronar, detyrohet të njoftojë me shkrim bashkëpronarët e tjerë nëse dëshirojnë të blejnë pjesën me të njëjtat kushte që do t’ia shesë personit të tretë.

Në rast se këta nuk përgjigjen brenda tre muajve se dëshirojnë të blejnë pjesën, bashkëpronari është i lirë të shesë pjesën e tij në persona të tretë.

Për të shmangur konfliktet që lindin si pasojë e bashkëpronësisë, mënyra më e mirë është veçimi i pjesës ideale të çdokujt nga pjesa tjetër e bashkëpronarëve nëpërmjet procesit të pjesëtimit të sendit të përbashkët që kryhet me marrëveshjen e të gjithë bashkëpronarëve me akt noterial ose kur kjo marrëveshje nuk është arritur, pjesëtimi i sendit kryhet me anë të gjykatës, duke u thirrur në gjyq të gjithë bashkëpronarët.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top