FB

September 4, 2023 | 7:51

Posta / Simptomat e zbehjes së dashurisë, si ta kapërcej krizën?

 

Jam një vajzë 25 vjeçe dhe prej 5 vitesh kam një lidhje me një djalë pothuajse moshatar. Gjatë vitit të kaluar, momentet e mirëqenies dhe gëzimit janë alternuar gjithnjë e më shumë me episode pasigurie dhe dyshimi për ndjenjat e mia të vërteta ndaj partnerit tim. Të dy kemi ndryshuar shumë që kur jemi njohur, ashtu siç duhet: që në vitet e para të shkujdesjes së universitetit, të dy kemi përjetuar hyrjen në botën e punës dhe moshën madhore. Në fakt, kemi diskutuar edhe për një bashkëjetesë (jo shumë të largët) në të ardhmen, sapo të kem të ardhura të qëndrueshme, të cilat për momentin nuk i kam pasi jam diplomuar disa muaj më parë. Ideja për të jetuar së bashku më ngjall ndjenja kontradiktore: nga njëra anë, më emocionon mendimi për të filluar një jetë të re me dikë që më intereson; nga ana tjetër, kam frikë se partneri im mund të dalë “jo i duhuri” për mua ose për stilin e jetës që do të doja të ndërtoja.

d

Megjithatë, përtej çështjes së bashkëjetesës, e cila mbetet një ide për momentin, në përgjithësi kohët e fundit jam gjithnjë e më shumë në pikëpyetje nëse partneri im është personi i duhur për mua. Marrëdhënia jonë sigurisht ka ndryshuar, por kam vënë re se po fillojmë të grindemi pak më shpesh se zakonisht dhe se të dy shpesh jemi të “acaruar” nga disa qëndrime apo veprime të tjetrit. Mendoj se veçanërisht ky aspekt vlen më shumë nga ana ime sesa nga ana e tij.

Shkurtimisht, po përjetoj disa simptoma të të ashtuquajturës “zbehje e dashurisë” ose çfarë të doni. Por si mund ta kuptoj nëse unë dhe partneri im po evoluojmë vërtet në dy njerëz shumë të ndryshëm (dhe për këtë arsye marrëdhënia po zvogëlohet ngadalë) ose nëse është një fazë kalimtare ndryshimi dhe rritjeje, gjatë së cilës fërkimet dhe bezdisjet mund të jenë “normale”?

Çfarë mund të bëj për të rigjallëruar marrëdhënien dhe për t’u rikthyer në ndjenjën e ndjenjës së ngazëllimit dhe emocionit në mendimin e një jete së bashku? Si mund të afrohemi përsëri? (edhe nga pikëpamja fizike kontakti i përditshëm p.sh përqafimet, përkëdheljet etj. ka rënë shumë).

 

Përgjigje: Përshëndetje. Siç e pranoni edhe ju vetë, në moshën tuaj përjetoni një proces shumë të shpejtë maturimi dhe ndryshimi, mjaftojnë pesë vjet për t’u ndjerë si një person tjetër. Nga ajo që shkruan, perceptohet lidhja emocionale me të dashurin, por dyshimet tuaja janë absolutisht të ligjshme dhe të kuptueshme, sidomos në funksion të një bashkëjetese.

Një marrëdhënie sentimentale në përgjithësi vazhdon në faza dhe pas disa vitesh është absolutisht fiziologjike të përjetosh ndjesi të ndryshme që në fillimet ndaj partnerit. Për më tepër, pas disa kohësh, është e rëndësishme të kuptohet se disa gjëra, të cilat fillimisht edhe falë entuziazmit të fillimit ishin spontane, tani mund të kenë nevojë për një “punë” nga ana e të dyve ju që të funksiononi. Ju sapo keni hyrë në një fazë të re në jetën tuaj, ajo që mund të bëni, është t’i jepni pak kohë lidhjes tuaj për të kuptuar nëse mund t’ju shoqërojë në planet dhe ndryshimet tuaja.

Gjithashtu mund të mendoni të flisni hapur me të dashurin për atë që mendon se mund të përmirësojë në historinë tuaj dhe në jetën tuaj të përditshme.

Komunikimi efektiv dhe ndjenja se secili prej jush mund të bëjë diçka në mënyrë aktive për të përmirësuar situatën mund të sjellë shumë më afër njëri-tjetrit.

Shpresoj të kem ndihmuar sadopak, fat të mirë!

 

Dr.Ilaria Tempesta, psikologe

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top