FB

October 3, 2023 | 8:11

Posta / Unë nuk dua që ish-bashkëshorti im të kthehet përsëri, prandaj po e fsheh shtatzëninë time

Zbulova se isha shtatzënë vetëm disa javë pasi u ndava me ish-in tim mashtrues. Unë nuk dua që ai të kthehet në jetën time, por a duhet t’i tregoj atij për këtë fëmijë?

Unë jam 34 vjeç dhe ish-i im është 35. Ne ishim bashkë për tre vjet. M’u desh shumë që të besoja tek ai pasi u zhgënjeva tmerrësisht nga partneri im i mëparshëm me të cilin isha për 11 vjet. I thashë se po kërkoja vetëm diçka serioze, por ai gënjeu gjatë gjithë kohës. Zbulova se ai ishte në faqet e takimeve dhe fliste me gra të tjera. Ai ndoshta i ka takuar edhe ato– edhe pse nuk kam prova.

Ne nuk jetonim bashkë, por shumicën e netëve i kalonim në banesën time. Që pas ndarjes ai ka vazhduar jetën e tij dhe tani është në një lidhje tjetër. E kam bllokuar dhe e kam fshirë në të gjitha rrjetet e mia sociale.

 

Përgjigja e psikologes:  Nuk ka asnjë kërkesë ligjore për t’i thënë ish-bashkëshortit tuaj se jeni shtatzënë. Por nëse vendos të lindësh fëmijën e tij, ai ka detyrim të mbështesë të paktën financiarisht fëmijën e tij. Nëse mendoni se mund t’ia dilni si prind i vetëm dhe nuk keni nevojë për mbështetjen e tij financiare, mund të mos thoni asgjë, por ai mund të dëshirojë të bëhet baba për fëmijën e tij. Një partner i keq nuk është gjithmonë një baba i keq. Do vijë një moment kur edhe fëmija juaj do kërkojë të dijë për babain e tij. Që kështu duhet të jeni të sinqert!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top