FB

March 23, 2023 | 9:12

Posta / “Vajza ime është shumë e mirë për partnerin e saj që pi alkool, dua që ajo ta lërë atë”

Të gjithë thonë se vajza ime është shumë e mirë për partnerin e saj dhe është më mirë të mos martohet me të. Unë jam nëna e saj 59-vjeçare. Vajza ime është 34 vjeç dhe partneri i saj, i cili është ende i martuar, është 40 vjeç. Ata janë të fejuar prej gjashtë vitesh. Ai vazhdon të premtojë se do të divorcohet, por ende nuk ka ndodhur. Madje i kam ofruar të paguaj për divorcin e tij, por asgjë nuk ndryshon. Vajza ime ka një punë të shkëlqyer dhe është shumë mirë nga gjendja ekonimike. Edhe ai ka një punë të mirë, por pi shumë. Ai qëndron me vajzën time gjatë gjithë javës. Ajo lan, gatuan dhe pastron për të dy, pastaj në fundjavë ai do të gjej një justifikim për të shkuar në shtëpi ku fillon të pijë. Unë mendoj se ajo është vetëm në këtë marrëdhënie dhe nuk do të jetë aspak e lumtur me të.

Përgjigja e ekspertëve:

Si prindër, ne duam më të mirën për fëmijët tanë, por ju nuk mund t’i kontrolloni zgjedhjet e saj. Ndoshta do t’ju duhet të tërhiqeni dhe ta lini atë të mësojë prej saj. Të detyrosh mendimin tënd ndaj saj mund ta shtyjë më tej në krahët e tij. Vajza juaj duhet të dijë që ju e doni atë, pavarësisht se çfarë ndodh dhe çfarë vendimesh merr. Sigurojeni atë se jeni aty për të, edhe nëse ajo vendos se kjo marrëdhënie nuk është e duhura për të duhet gjithmonë ta mbështesni .

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top