Përshëndetje doktoresha, quhem A, jam 37 vjeçe dhe jam e martuar pre pesë vjetësh me V., një nëpunës civil pak më i ri se unë, që më ka bërë nënë të një fëmije të mrekullueshëm që sapo ka mbushur 2 vjeç. E konsideroj veten një grua me fat, sepse pavarësisht nga ajo që dëgjohet përreth, gjeta një njeri të mirë dhe serioz, i cili mban parasysh gjithë familjen dhe na trajton shumë mirë, si mua edhe djalin tonë për të cilin ai jepet fort.
Sidoqoftë, që nga lindja e M. jam duke përjetuar një problem që më persekuton shumë. Ajo është nëna e bashkëshortit tim, vjehrra ime, një grua që është e kundërta e tij dhe të cilën unë kam toleruar me gjithë karakterin e saj të vështirë, egocentrik, egoizmin dhe ndërhyrjen e saj. Në fillim të marrëdhënies sonë këto tipare nuk peshonin aq shumë, sepse unë kam qenë në gjendje ta menaxhoj mjaft mirë atë, duke përcaktuar hapësirat e mia dhe ato të burrit tim dhe duke i lejuar ata të ndërhyjnë vetëm kur është absolutisht e nevojshme. Me lindjen e M., megjithatë, gjërat u precipituan dhe kam humbur plotësisht kontrollin e kësaj gruaje absolutisht të padurueshme. Ajo nuk më njeh, por i garantoj që jam një person shumë tolerant dhe pajtues, dhe të më ngarkojë, nuk është e lehtë. Vetëm se sfidoj ta dëgjoj në njëzet telefonatat e ditë pas dite për të marrë vesh se si është nipi i saj, për të më dhënë këshilla dhe orientime mbi parimet edukative të shekullit të fundit, e që unë nuk kam ndërmend t’i ndjek sepse kam qëllim ta rris vetë fëmijën tim. Ajo pretendon ta shohë nipin gjatë gjithë kohës. Jeton jo shumë larg shtëpisë sonë dhe për fat të keq është dhe e ve. Dëshiron ta marrë djalin në çerdhe, të qëndrojë me ne për t’ia mbushur kokën me idiotësitë e saj, dhe ta trajtojnë atë si një kukull të metë. Vetëftohet për drekë apo darkë, me arsyetimin e vetmisë, për të vazhduar dhënien e direktivave se si të lidhem me fëmijën, kur ajo as nuk e njeh ABC-në e arsimit dhe është tërësisht e privuar nga inteligjenca emocionale.
E gjithë kjo më çoi pashmangshmërisht në debate me burrin tim, i cili nuk di si të lëvizë dhe nuk është në gjendje ta kundërshtojë këtë nënë në mënyrë vendimtare. Nuk ishim grindur më parë dhe ky hap ka të ngjarë të çojë poshtë një marrëdhënie që gjithmonë ka funksionuar shumë mirë. Çfarë mund të bëj?
Përgjigje: E dashur, rasti që rrëfen për fat të keq është shumë më i përhapur se sa mendojmë, dhe çiftet që janë vënë në provë nga vjehrra e tyre ose ligjet ndërhyrëse janë me të vërtetë kaq shumë. Kur fëmijët largohen nga shtëpia dhe ndërtojnë bërthamën e tyre familjare, ndonjëherë është e vështirë të pranohet një autonomi, gjë që i bën ata të ndjehen në njëfarë mënyre të përjashtuar, dhe kështu lind rreziku i zhvillimit të qëndrimeve të ngjashme me ato të supozuara nga vjehrra e tyre. Më thoni se ka qenë gjithnjë kështu, madje edhe në fillim të marrëdhënies, por që në njëfarë mënyre ai arriti ta frenojë atë. Lindja e nipit të saj përfaqëson për shumë gjyshër të rinj, mundësinë për të jetuar një rini të dytë dhe ndoshta për t’u afruar me djalin e saj, që në disa mënyra kish kuptuar se e kishte humbur. Unë nuk dua ta mbroj apo ta justifikoj këtë grua, e ndjej egërsimin e fjalëve të saj dhe e kuptoj se situata është komplekse, unë dua ta ftoj atë për t’i dhënë një shpjegim për atë që po ndodh.
Nëse më parë ajo ishte në gjendje ta mbante nipin dhe tani ndoshta jo, kjo është për shkak se zonja po sillet gabueshëm me një entuziazëm që nuk mund ta trajtojë. Është e qartë se tiparet që përshkruani janë manipuluese. Shpesh, nevoja ekstreme për kontroll, e cila çon në ndërhyrje, dhe nevoja për kontroll shoqërohet nga manipulimi relacional. Fakti që bashkëshorti juaj lodhet duke rebeluar me të, është tipik për ata që ndiejnë peshën e një përgjegjësie ndaj prindit, veçanërisht nëse mbeten vetëm.
Prindërit për fat të keq nuk zgjidhen, dhe meqë ajo flet për një marrëdhënie që funksionon me një njeri të vlefshëm dhe të përkushtuar, do të ishte një keqardhje e vërtetë për të bërë gjithçka të rrënohej për shkak të një faktori të jashtëm dhe të pavarur nga vullneti i saj. Nuk mund të mos e këshilloj atë të bëjë një përpjekje për t’u afruar me vjehrrën tuaj, duke biseduar me të dhe duke e bërë atë të kuptojë se ajo ka nevojë për njëfarë intimiteti dhe qetësie për të jetuar një eksperiencë intensive dhe shumë të kërkuar si amësia. Mund të përdorë aftësitë e tij, të tilla si toleranca dhe diplomacia, për të kuptuar nevojat e saj. Mos përjashtoni surprizat pozitive. Nuk më thatë nëse jepi përpjekur të flisni hapur dhe sinqerisht. Ndonjëherë kemi paragjykime që na pengojnë në përpjekje të cilat mund të jenë të suksesshme.
Sidoqoftë, nëse ky sistem nuk funksionon, mund të “tërhiqni fillin” në mënyrë strategjike, duke i shpjeguar se në këtë shkallë rrezikon të minojë martesën e djalit të vet, dhe nipi i dashur mund ta gjente shpejt veten me prindër të ndarë. Kjo perspektivë mund ta frikësojë dhe ta bëjë atë të moderojë veten.
Një alternativë që e ekspozon më pak, mund të jetë në të kërkuarit të një ndërhyrjeje nga bashkëshorti juaj. Ndonjëherë meshkujt e gjejnë veten në mes të inateve femërore, frikësohen dhe tentojnë të bëhen të papërmbushur. Por ai mund të përpiqet t’i kërkojë që t’i afrohet asaj me butësi për t’u përballur me problemet, të cilat ndoshta, vetëm për shkak se, siç thoni ju, pa një inteligjencë emocionale, ai nuk i sheh.
Unë besoj thellësisht në fuqinë e komunikimit për të arritur ndryshimin. Provoje këtë rrugë. Me qetësi dhe urtësi dhe në anën e arsyes.
Botuar në Revistën Psikologjia nr.187
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.