Postbiotikët janë nënprodukte të fermentimit bakterial probiotik. Kur probiotikët ushqehen me lloje të caktuara të molekulave të fibrave në mënyrë që të lulëzojnë, ata lënë pas “produkte mbetjesh” që quhen postbiotikë. Prandaj, mikrobiota lëshon në mënyrë të natyrshme postbiotikë, gjë që ndihmon në rregullimin e përbërjes së mikrobiomës.
Benefitet që postbiotikët kanë përfshijnë trajtimin e:
Gjendjeve shëndetsore inflamatore
Efektet anësore në sajë të obezitetit
Reaksionet alergjike
Probleme me zorrët si sindroma e zorrëve poroze
Dhimbja që vjen nga inflamacioni
Diabeti dhe pre-diabeti
Problemet me sytë
-Efektet anësore gjatë ekspozimit ndaj irritantëve mjedisorë
Probleme me lëkurën duke përfshirë aknet dhe ekzemën
5 benefite të postbiotikëve
Ndihmojnë në rritjen e probiotikut të “bakteries së shëndetshme”
Postbiotikët prodhohen gjatë proceseve metabolike të kryera nga bakteret e acidit laktik. Ata mund të imitojnë aktivitetet e probiotikëve në mënyra të caktuara, që të ndihmojnë probiotikët të lulëzojnë. Bakteret e acidit laktik që mbrohen nga postbiotikë kanë shumë përfitime brenda mikrobiomës, duke përfshirë ndihmën për heqjen e metaleve të rënda nga trupi dhe uljen e pranisë së viruseve dhe toksinave. Një nga gjërat më premtuese për përdorimin e postbiotikëve në vend të probiotikëve është për shkak se si postbiotiket imitojnë efektet e dobishme dhe terapeutike të probiotikëve, duke shmangur rrezikun e administrimit të mikroorganizmave të gjalla për pacientët të cilët nuk mund t’i tolerojnë ata, siç janë ata me mbrojtjen e imunitetit të dëmtuar.
Reduktojnë praninë e patogjenëve të dëmshëm
Trupi juaj është shtëpia si për bakteret e dëmshme dhe ato beneficiale. Disa substanca natyrale duke përfshirë barna të caktuara dhe herbale-kanë veti anti-mikrobale, duke parandaluar sëmundjet dhe infeksionet. Studiesit besojnë që postbiotikët mund të kenë të njëjtat aftësi anti-mikrobale, prandaj spekulohet se postbiotikët mbështesin sistemin imunitar kundër patogjenëve.
Ndihmojnë në uljen e sëmundjeve inflamatore dhe stresin oksidues
Studimet kanë treguar se bakteret probiotike, duke përfshirë lactobacillus casei DG (LC-DG), prodhojnë nënprodukte të dobishme postbiotike që së bashku ndihmojnë në modulimin e përgjigjeve inflamatore / imune. Në studime thuhet se postbiotikët – të tilla si acidet yndyrore të quajtur acetate, butyrate dhe propionate – kanë qenë të lidhura me shtypjen inflamatore, gjenerimin e reduktuar të llojeve të oksigjenit reaktiv si dhe rregullimin e apoptozës.
Mund të ndihmojë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak dhe të parandalojë diabetin
Një studim i bërë në “McMaster University” në Kanada zbuloi se përdorimi i postbiotikëve është i lidhur me reduktimin e nivelit të sheqerit në gjak në njerëzit obezë të cilët kanë pre-diabet. Postbiotikët kanë efekte anti-diabetike sepse ata përmirësojnë përdorimin e insulinës nga trupi. Studiuesit sugjerojnë që mekanizmat e postbiotikëve përfshijnë reduktimin e yndyrës dhe uljes së rezistencës së insulinës së mëlçisë.
Tolerohet më së miri nga ata me sistem imun të shtypur (duke përfshirë foshnjat)
Studimet kanë treguar se probiotikët janë efektive në uljen e enterocolitis necrotizing (NEC), një gjendje e rëndë shëndetësore që është një nga shkaqet kryesore të komplikimeve dhe vdekjes në foshnjat që kanë lindje të parakohshme. NEC karakterizohet nga lëndime të zorrëve dhe inflamacion. Ajo zhvillohet në rreth një nga 10 foshnja që lindin para kohe dhe konsiderohet një emergjencë mjekësore.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.