Detyrimi për të mbajtur një maskë nuk ju pengon të hiqni dorë nga kënaqësia e mbajtjes së vathëve të modës, të cilat i japin një shkëlqim joshës çdo pamjeje.
Kemi një vit që luftojmë me maskën dhe sigurisht jemi bërë më të aftë për ta menaxhuar atë sesa në fillim, duke pasur kujdes që të mos prekim fytyrën, përveçse me duar të pastra. Sidoqoftë, të apasionuarit e bizhuve dhe make-up e dinë mirë se çfarë do të thotë të ndryshosh zakonet, nga një make-up pa transferim, i cili mbi të gjitha nxjerr në pah sytë, te vathët në përputhje me elastikët mbrojtës.
Liria më e madhe e zgjedhjes mbetet në video thirrjet, kur mund të tregojmë vathë të mëdhenj të të gjitha formave pa kufizime. Në vend të kësaj, për të shmangur ngatërresën e bezdisshme të tyre me maskën, këshillohet të përqendroheni në modele me madhësi të moderuar, por jo më pak mbresëlënëse.
Vathët me lob marrin hakmarrjen e tyre, më të ndritshme se kurrë për të tërhequr vëmendjen, shoqëruar me perla dhe vezullim, neutrale ose me ngjyrë, madje edhe si rrathë dhe varëse të vogla. Përndryshe, problemi i aksesorëve që zbresin drejt qafës shpejt zgjidhet me vathët që ngrihen përpjetë, vertikalisht ose diagonalisht. Le t’i zbulojmë së bashku.
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi consigli.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.