Mirëqenie

March 10, 2018 | 14:01

Pranvera… stina e lumturisë

Pranvera, stina e bukur ku sythet marrin jetë në një kuptim më të gjerë, shpirtëror, meditues… Kur ajri lehtësohet, bëhet i freskët e me aromë, forcat e natyrës rizgjohen, kafshët dalin nga letargjia e gjatë dhe bimët fillojnë “punën” e tyre të shumëpritur e të ëmbël… Për këtë është shumë bukur të jetojmë sa më shumë të jetë e mundur në ajër të pastër, sidomos në këtë stinë, në kontakt me natyrën, duke ecur nëpër barin e gjelbër për të rigjetur kontaktin me origjinën tone.

Falë dritës së diellit përmirësohet shëndeti i lëkurës dhe i kockave, luftohet rënia e humorit dhe çdokush gjen forcën jetësore, të cilat janë sekretet për terapinë e lumturisë. Dielli është jeta dhe përfitimet e dritës janë të shumta, për trupin dhe për mendjen…

  1. Flini mirë dhe ndihuni aktivë

Drita prek zona të caktuara cerebrale si: ipotalami, që rregullon prodhimin e serotonins e kortizolit dhe epifizën, një gjendër endokrine, e cila është në gjendje të ndikojë në ritmin e gjumit (gjumë-zgjim) nëpërmjet prodhimit të melatoninës. Falë dritës së diellit, sistemi neuroendokrin ndjek ciklin që na bën të ndihemi mire dhe që rregullon, në mënyrë të vazhdueshme, kohën dhe mekanizmat fiziologjikë në lidhje me humorin, urinë dhe gjumin.

  1. Dëshira për rizgjim

Sa më shumë orë dritë, aq më e madhe është dëshira seksuale. Në këtë përfundim ka arritur një studim i bërë nga grup studiuesish austriakë në universitetin e Graz-it. Një përqendrim prej 30 nanogramësh për milimetër i Vitaminës D në gjak, e bën përqendrimin e testosteronit dukshëm më të lartë sesa mesatarja. Rritja e testosteronit, që përputhet me periudhën e pranverës, ndikon në libido, duke rritur aftësinë e riprodhimit. Nga studimet ka dalë në pah që përfitimet janë edhe “femërore”: falë dritës së diellit dhe rritjes së temperaturës aktivizohen hormonet përgjegjëse për eksitimin seksual.

  1. Kocka më të forta, lëkurë më e shëndetshme

Banjot e diellit ngrohin dhe dhurojnë rehati. Në kundërshtim me atë që ka ndodhur për shekuj, tani kalojmë pjesën më të madhe të ditës në ambiente të mbyllura, për shkak të kushteve të punës. Në shumë raste nuk është e mundur të thithim ajër të freskët apo të përfitojmë nga drita natyrale. Janë të mjaftueshme 10 minuta në ditë ekspozim ndaj diellit për të rritur nivelin e Vitaminës D, që është thelbësore për parandalimin e sëmundjeve degjenerative, si osteoporoza dhe artriti. Shfrytëzoni sa më shumë shëtitjet në ajër të pastër: do të luftoni stresin dhe do të stimuloni metabolizmin dhe burimet pozitive tuajat.

  1. Mbrojtja e sistemit imunitar

Rrezet e diellit janë të nevojshme sidomos nëse vuani nga shqetësime si reumatizma dhe psoriazi. Dita e diellit aktivizon krijimin e Vitaminës D dhe të kalciumit, veçanërisht tek të rinjtë. Nga një studim i “Georgetown University Medical Center”, në Washington, ka dalë në pah se ekspozimi ndaj dritës UV çon në rritjen e aktivitetit të linfociteve T. Studimet kanë nxjerrë në pah se Vitamina D ul rrezikun e sëmundjeve vdekjeprurëse, ndër të cilat: kanceri, që ulet me 67%. Pse ndodh kjo? Përmirësohen funksionet imunitare, ndihemi më të fortë dhe i luftojmë më mirë infeksionet.

  1. Mbrojtje dhe shërim me ngjyrën e verdhë

Ngjyra e shafranit dhe portokallia që gjendet te rrobat e murgjëve budistë, prej shekujsh konsiderohen simbol i urtësisë. Sipas parimeve të kromoterapisë, e verdha dhe portokallia janë sinonime të energjisë dhe përdoren për të luftuar trishtimin, depresionin dhe apatinë. Në lidhje me sistemin diellor, sfumaturat e së verdhës rizgjojnë forcën jetësore. Në Lindje kjo ngjyrë lidhet me vetëbesimin dhe realizimin e vetvetes.

  1. Zemër e shëndetshme

Sipas studimeve, drita shkakton zgjerimin e venave të gjakut: rrezet e diellit hyjnë më lehtësisht në lëkurë, që cilat përzihen me gjakun. Tensioni ulet dhe çlirimi i oksidit nitric ndikon në mbrojtjen e sistemit kardiovaskular, duke zvogëluar kështu rrezikun ndaj infarktit dhe iktusit. Në vitet e para të Nëntëqindës rrezet e diellit ishin baza e një trajtimi kundër tuberkulozit: sot e dimë që, në ndryshim nga integratorët (shpesh jo të efektshme), drita e diellit ndikon pozitivisht në tensionin e gjakut dhe mund të luftojë infeksionet, duke përmirësuar sistemin imunitar, falë cilësive antiinflamatore.

Përgatiti: Manjola Ereqi / Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 120

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top