Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor
Prapambetja mendore nuk është një sëmundje në kuptimin e ngushtë të fjalës, por një gjendje që mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm si trashëgues edhe mjedisor. Gjithashtu, faktorët psikosocial si kushtet e këqija të jetesës dhe mungesa e mundësive arsimore luajnë një rol të rëndësishëm, veçanërisht te njerëzit me prapambetje mendore të lehtë deri në mesatare.
Në shumë raste, prapambetja mendore bashkëjeton me çrregullime ose sindroma mendore. Për shkak të kombinimeve të ndryshme, çdo rast i prapambetjes mendore duhet të hetohet individualisht. Ecuria klinike dhe prognoza ndryshojnë nga personi në person.
Njerëzit me prapambetje mendore klasifikohen në katër kategori sipas IQ:
1-Prapambetje mendore e lehtë
2-Prapambetje mendore e moderuar
3-Prapambetje mendore e rëndë
4-Prapambetje e thellë mendore
Ecuria e prapambetjes mendore përcaktohet nga faktorë të ndryshëm si IQ, mjedisi familjar, mosha e diagnostikimit dhe fillimi i trajtimit, mungesa e kushteve të tjera mjekësore dhe psikologjike që mund të pengojnë zhvillimin.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.