Dëshmi

August 21, 2018 | 8:25

Prekëse, babai në prag të vdekjes shoqëron vajzën në altar

Ky është momenti i dhimbshëm kur një baba në prag të vdekjes shoqëron vajzën e tij në altar ndërsa ishte i shtrirë në një barelë. Pedro Villarin, 65 vjeç  vuante nga kanceri i mëlçisë dhe ishte dëshira e tij ne fundit të shoqëronte vajzën e tij, Charlotte Villarin, në altar.

Çifti përshpejtoi dasmën me dy muaj kur shëndeti i Pedros filloi të përkeqësohej.

Ai ishte shtruar në spital pasi vuante nga kanceri prej një viti, kështu që familja e tij punësoi një ambulancë dhe një infermiere private që ai të ishte i pranishëm në ceremoni në qytetin La Pinas, Filipine.

Plani ishte që Pedro Villarin të shoqëronte vajzën e tij në karrige me rrota, por ai ishte shumë i sëmurë, kështu që ata përdorën barelën e ambulancës.

Pas kësaj, ai vdiq më 12 gusht, tre ditë pas ceremonisë.

Të afërmit dhe organizatorët e dasmës ndihmuan për të tërhequr barelën drejt altarit, ndërsa Pedro mbante vajzën e tij për dore.

“Ky ishte një moment vërtet emocionues”, tha Charlotte. “Ishte dëshira e babait tim të më shihte të martuar dhe jam shumë e lumtur që ia realizova”.

Burimi / dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top