Në fokus

January 20, 2021 | 8:10

Premtime për një vit më të mirë

Nga Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

Është shumë më e lehtë të bësh një premtim sesa ta mbash atë! Por gjithçka fillon me këtë: premtimi që i bëjmë vetes për diçka që duam. Ky vit ka qenë i paparashikueshëm, i vështirë, plot sfida dhe pengesa. I kapërcyem dhe tani jemi në 2021.

Le t’i premtojmë vetes se ky vit do të jetë më i mirë për secilin prej nesh, pavarësisht se çfarë do të ndodhë. Sepse gjithçka fillon me mënyrën se si i shohim gjërat, çfarë qëndrimi mbajmë dhe sa të vendosur jemi për ta bërë jetën tonë më të mirë.

Unë i premtoj vetes se……………

  1. Do të besoj në vlerën time.
  2. Do të investoj në bukurinë brenda meje.
  3. Do të respektoj veten time dhe kjo do të shihet në zgjedhjet e mia.
  4. Do të qëndroj larg njerëzve toksikë në jetën time.
  5. Do t’u jap fund marrëdhënieve toksike që nuk më lejojnë të kem gëzimin e jetës.
  6. Do të gjej njerëz të rinj.
  7. Do bëjë çdo ditë një gjë të vogël që më jep gëzim.
  8. Do ta fal veten për gabimet e mia.
  9. Do të ndaloj së jetuari në të kaluarën dhe do të përqendrohem në të tashmen.
  10. Do mendoj më shumë mendime pozitive.
  11. Sa herë që do kem një mendim negativ do të pyes veten “është e vërtetë kjo apo e mbivlerëson?”
  12. Do ndaloj së prituri konfirmim dhe pranim nga të tjerët.
  13. Do të lexoj diçka pozitive çdo ditë.
  14. Do zgjedh të shoh zgjidhjen për çdo problem.
  15. Do të kem një qëndrim optimist.
  16. Do të buzëqesh më shumë dhe,
  17. Do të ankohem më pak.
  18. Çdo ditë do të gjej diçka që më jep gëzim.
  19. Çdo mëngjes kur të zgjohem do të vendos një qëllim të vogël.
  20. Do të mësoj të menaxhoj stresin dhe ankthin tim.
  21. Do të mbaj sa më shumë nga këto premtime të jetë e mundur!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top