Këshilla & Arsye

January 8, 2021 | 8:10

Premtimet që duhet t’i bëni vetes

Të jesh aq i fortë sa asgjë nuk do të prishë qetësinë shpirtërore.

Të flasim për shëndetin, lumturinë dhe prosperitetin me këdo që takojmë.

Të bësh që të gjithë miqtë e tu të ndiejnë se ka diçka të bukur tek ta.

Të shohësh anën e ndritshme të të gjitha gjërave dhe ta bëni optimizmin tuaj të vërtetë.

Të mendosh, punosh dhe presësh vetëm më të mirën.

Të jesh i lumtur me suksesin e të tjerëve, njësoj sikur të ishte i yti.

Të harrosh gabimet e së kaluarës dhe të përqendrohesh te sukseset më të mëdha të së ardhmes.

Të kesh gjithmonë një shprehje të lumtur dhe t’i dhurosh një buzëqeshje çdokujt që takon.

Të shpenzosh aq shumë kohë për përmirësimin tënd sa të mos kesh kohë të kritikosh të tjerët.

Të jesh shumë i madh për t’u shqetësuar, shumë fisnik për t’u zemëruar, shumë i fortë për të pasur frikë dhe shumë i lumtur për të lejuar telashe.

Të keni një mendim të mirë për veten tuaj dhe t’ua tregoni atë të tjerëve, jo me zë të lartë, por përmes veprave të mëdha.

Të jetosh me besimin se e gjithë bota është në anën tënde, për sa kohë që je besnik ndaj asaj që është më e mira për ty.

C. D. Larson

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top