Studim

November 14, 2019 | 9:00

Presioni për të qëndruar të buzëqeshur shkatërron lumturinë

Të gjithë duan që të jeni të lumtur: Librat psikologjik që japin këshilla se si të ndaloni shqetësimin, të rritni lumturinë dhe të dëboni mendimet negative; shefat kërkojnë gjithashtu të shohin entuziazëm dhe buzëqeshje në vendin e punës si dhe mënyra e vetme për t’iu përgjigjur pyetjes “si jeni?” është “shkëlqyeshëm”, por sipas Svend Brinkmann, profesor i psikologjisë në Universitetin Aalborg të Danimarkës, kultura e pozitivitetit ka një anë të errët.

Lumturia nuk është përgjigjja e duhur për shumë situata në jetë, thotë Brinkmann, madje akoma më keq, të shtiremi si të tillë mund të na dëmtojë thellë emocionalisht. “Unë besoj se mendimet dhe emocionet tona duhet të pasqyrojnë botën. Kur ndodh diçka e keqe, duhet të na lejohet të kemi mendime dhe ndjenja negative për të, sepse kështu e kuptojmë botën” thotë ai.

“Herë pas here jeta është e mrekullueshme, por është gjithashtu tragjike. Njerëzit vdesin gjatë jetës tonë, ne i humbasim ato, nëse jemi mësuar të kemi vetëm mendime pozitive, atëherë këto realitete mund të na godasin edhe më intensivisht kur ato ndodhin realisht, dhe është e sigurt se ato do të ndodhin.”

Nuk ka asgjë të keqe me ata që mendojnë se është më mirë të jesh gjithnjë pozitiv por problemi lind kur kjo lumturi bëhet një rekuizitë e domosdoshme, vazhdon Brinkmann. Në vendin e punës, për shembull, kur vlerësimet e performancës shpesh insistojnë të përqendrohen në rritjen e pozitivitetit dhe jo në vështirësitë e vërteta, kërkimi i shfaqjes së lumturisë është “pothuajse totalitar”. Brinkmann e krahason këmbënguljen për lumturinë e punonjësve me “kontrollin e mendimit”.

Lumturia e detyrueshme nuk është thjesht një shqetësim në vendin e punës. Nëse ka kuptim të përgjigjemi në mënyrë mekanike me një “mirë, faleminderit” kur dikush pyet se si po kalon, ekziston rreziku që fytyrat tona publike pozitive të dominojnë gjithnjë e më shumë sferën shoqërore. Në fund të fundit, një atmosferë e gëzuar dhe pozitive sigurisht është gjithnjë e mirëpritur por kjo nuk duhet të pengojë diskutimin e traumave dhe krizave me miqtë e afërt.

Ideja themelore që gjithkush mund ta bëjë veten të ndjehet i lumtur nënkupton që njerëzit e pakënaqur duhet të fajësohen për fatkeqësinë e tyre dhe pamundësinë për ta arritur këtë.

Në fund të fundit, emocionet negative luajnë një rol të rëndësishëm dhe të shëndetshëm në mënyrën se si ne e kuptojmë dhe reagojmë ndaj botës. Faji dhe turpi janë thelbësore për një sens të moralit. Zemërimi është një përgjigje e ligjshme ndaj padrejtësisë. Presioni për të veshur gjithnjë një fytyrë të lumtur mund të na bëjë të ndjehemi të mjerueshëm. Trishtimi na ndihmon të përpunojmë tragjedinë. Dhe lumturia është gjithashtu e madhe, por jo gjatë gjithë kohës.

 

 

Burimi / http://www.scan-tv.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top