Lifestyle

August 11, 2017 | 11:30

Princesha Diane dhe Kate Middleton, kur thjeshtësia merr vlerë më shumë sesa diamantet

Kate dhe Princeshë Diana kanë disa të përbashkëta. Por njëra prej tyre është dhe e dukshme fizikisht. Ato mbanin të njëjtin simbol të çmuar në qafën e tyre, atë që merrte vlerën më të rëndësishme sesa vetë diamantet.

foto-varese

Ashtu si princesha e fundit e Uellsit, Kate Middleton zotëron shumë nga bizhuteritë e çmuara prej diamanti dhe tiarat. Ndërkohë që shumë prej tyre janë trashëguar fizikisht nga Mbretëresha Elizabeta II ose Princesha Diana, të cilat i kishin mbajtur në qafë, por kishte dhe raste kur Kate dhe Diana preferonin të mbanin në qafë një varëse të thjeshtë të gdhendur. Në fakt, simbolika e tyre merrte vlerën që ngjashmërish dy princeshat kishin të përbashkët.

dianaVarësja në formë rrethi pllakë shkruar “William” ishte një dhuratë nga Princi Charles pas lindjes së djalit të tyre në vitin 1982. Ndërkohë, Pippa i bleu versionin e saj Kate në butikun “Merci Maman”në Londër, sipas konfirmimit nga vetë kompania: “Familja ishte një nga gjërat më të shtrenjta në zemrën e Dianës, kështu që nuk është çudi që kjo stoli shkëlqeu në qafwn e saj, shfaqur mes gdhendjesh të personalizuara, elegante dhe kuptimplotë.

middleton

Në vitin 2013, Pippa Middleton e vazhdoi këtë traditë familjare duke i dhuruar motrës së saj Kate, Dukeshës së Kembrixhit, varësen e personalizuar të Dukeshës, për të festuar lindjen e Princit Xhorxh. Me një disk të gdhendur me emrin e plotë të Princit dhe një zemër të gdhendur me një ‘W’ për të përfaqësuar Princi William”.

Përgatiti Orjona Tresa

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top