Psikofakt

August 11, 2017 | 13:11

Nga Suareza Nakuçi: Përse jetojmë me “trende”?!

Sapo hynte muaji Qershori isha pafundësh fëmija më i lumtur. Do të merrnim pushimet e verës, për t’u rikthyer në Shtator në vitin e ri akademik, në dispozicion kishe 2 muaj pushime. Nuk arrije të lodheshe kurrë së ndenjuri jashtë, duke luajtur, duke gjurmuar lojën më të rrezikshme vetëm e vetëm se ti duhet të ishe lideri i grupit, apo sepse ishe vajza që luaje lojën më popullore të kohës. Sot e sjell në kujtesë shpesh këtë gjë kur jemi duke biseduar me kolegët rreth ngjarjeve të ndryshme që sjellin mediat në vëmendje dhe jo vetëm mediat, por kudo të jemi hasemi me një fenomen social të njëjtë të shfaqur si trend, diskutimi vërtitet rreth individit si qenie sociale.

suareza-nakuci

Suareza Nakuçi

A jemi ne njerëz që ecim në turmë dhe sipas turmës apo jemi qenie individuale që bëjmë jetë retroverse (të ndryshme)?

Po ju jap një shembull që ka të bëjë direkt me mendimin e turmës:

Nëse pyet dikë në këto ditë të nxehta se ku i kaloi pushimet, pyetja nuk është vetëm kjo, por “ku i kalove pushimet në Jug”? Meqë Jugu është bërë destinacioni më i preferuar për shkak të bizneseve me emër që të afrojnë me jetën e Tiranës!

Ndërkohë pushimet mund t’i kaloni në çdo vend tjetër dhe të argëtoheni me të njëjtin intensitet dhe me të njëjtën cilësi si ne Jug, por JO! Ne preferojmë të jetojmë jetën që jeton grupi shoqëria.

Do të shkoj në këtë club pasi ky është vendi më trendy që shkon miku im që ka jaht, apo se shkojnë të bukurat modele.”

Mendoj se trendet kanë ekzistuar që në brezat më të hershëm siç solla në vëmendje lojërat e pushimeve verore në periudhën pas shkollës.

Sot këto trende vijnë dinamike përveç sjelljes që është bërë copy paste (e njëjtë), mes njerëzve hasim dhe një vështirësi më të madhe, këto trende po bëhen modele sjelljesh. Modeli i sjelljes na çon në “vrasjen e ndërgjegjes dhe të vetëdijes ”, shpesh herë dëgjoj shprehje ku vetëdija cilësohet si diçka që nuk ekziston më, si diçka që ka dalë nga moda si diçka jo fizike.

Nëse do të më lejoni e them me keqardhjen më të madhe. Ne jetojmë një jetë në turmë pa shijuar asnjë gjë që ka lidhje me atë që ndjen apo atë që dëshiron të bësh…

Nisemi që nga fëmijëria atje ku fillon formohet çdo grimcë e karakterit të njeriut. Nuk vëzhgohen më fëmijët për aftësinë dhe prirjen që kanë por preferohet të shkojnë në shumë aktivitete kulturore por kurrsesi te shkojnë drejtë hobeve të tyre..

Ndalni, stop! Mjaft e bëtë këtë! Konsiderojeni veten njerëz me nivel vetëdije personale dhe jo kolektive, konsiderojeni veten dhe jetën tuaj si tuajën jo si të dikujt tjetër. Shoku dhe shoqja juaj duan të bëjnë diçka që ndoshta nuk ju pëlqen thelbësisht. Dëgjoj njerëz të grup moshave të ndryshme që flasin për vetmi dhe pse janë të rrethuar nga miq..

Mjaft u bëtë kopje e dikujt që nuk ka interesa të përbashkëta me ju,nuk është e shëndetshme, mos e trajtoni shëndetin mendor si një grip kalimtar. Stimulimet ne qeniet njerëzore i marrim nga mjedisi, varësit i krijojmë nga mjedisi, kështu dëmtoni përgjithmonë vetëdijen tuaj nuk jetoni jetën tuaj por të dikujt tjetër. Mendoj që shoqëria ka hapësirën e saj në jetën tonë por jo për të qenë prezente aq sa të na tjetërsojë.

Çdo kohë ka treguar që ka pasur metodën dhe trendy-n e saj të të bërit të gjërave,por në thelb tendencat e dikurshme nuk kanë pasur si qëllim dëmtimin emocional por argëtimin dhe krijimin e një mjedisi më frymëzues se sot, nuk kapërcehej kurrsesi vetëdija individuale. Po iu sjell në vëmendje një shkencëtar amerikan ku citon për vetëdijen:

“Vetëdija është aspekti më i rëndësishëm i jetës tonë për një arsye shumë të thjeshtë dhe logjike, është një kusht i domosdoshëm për çdo gjë, është e rëndësishme në jetën tonë të jemi te vetëdijshëm. Ju interesoheni në shkencë, filozofi, muzikë, art, apo çfarëdo lloj gjëje tjetër, por kjo nuk ja vlen nëse je një zombie apo në koma, apo jo? Kështu që vetëdija është numri një. Arsyeja e dytë,nëse njerëzit nuk e kanë ata kanë tendencën të thonë gjëra të tmerrshme”.

Citova këtë shprehje për një arsye të vetme, të jap disa këshilla se si duhet të riprogramoni jetën për të mos qenë “qenie boshe..”

  1. Ndaloni së marri vendime në grup.
  2. Ndaloni së marri mendime nga të tjerët, këto mendime mos i bëni kurrë vendime.
  3. Ndaluni të shikoni dhe një herë veten tuaj në pasqyrë duke menduar se çfarë keni prioritet dhe si duhet të punojmë me veten për ta bërë atë realitet.
  4. Mjaft menduat se çfarë do të mendojnë të tjerët ,jo gjithmonë kemi përballë njeriun e duhur për të na gjykuar.
  5. Duajeni veten tuaj dhe familjen tuaj,e përmend këtë të fundit pasi po kalohet shumë pak kohë pranë saj dhe ndoshta po largohemi prej saj pa shijuar asnjë moment dhe kur jemi në mes të “shkretëtirës” (problemeve të ndryshme) me siguri do të jetë shumë vonë për të kthyer kohën mbrapa.

Dua të jem e qartë në këtë shkrim ,dua që mes kolegëve të mi të diskutoj sa më pak raste të çrregullimeve të sjelljes,çrregullimeve emocionale apo mendore. Dua të flitet sa më pak për adoleshentë të vetmuar dhe njerëz që jetojnë jetën e tjetrit.

Ne nuk jemi vetëm qenie fizike jemi dhe qenie që ndjejmë gjëra jo fizike por s’do të thotë që dhimbja jo fizike nuk është më pak e rëndësishme se ajo fizike, mendoj që ajo e padukshmja fizikisht është më e madhe se çdo gjë tjetër, na “mbyt vetëdijen” na sfidon ndërgjegjen sferën emocionale. Çdo minutë që ikën nuk kthehet më!

Jetoni shëndetshëm!

Marrë nga Balkanweb.

Marketing: [email protected] Cel: 068 20 548 46 / Tel: + 355 4 2 403 207 / [email protected]

Copyright © 2016 Revista Psikologjia.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com