Princi Harry mësohet se nisi “hakmarrjen” kundër familjes mbretërore pasi iu hoqën titujt ushtarakë, duke rënë dakord për intervistën me Oprah Winfrey.
Sipas “The Sun”, Princi Harry kishte kohë që mendohej se zemërimi i Dukës së Sussex ishte shkaktuar nga babai i tij Charles, i cili nuk dëshiron që Archie të jetë një princ. Por tabloidi ka zbuluar se Harry e humbi fare pas një debati për titujt e tij.
“Harry dhe Meghan ishin shumë të mërzitur para intervistës me Oprah, sepse ndarja përfundimtare nga familja mbretërore sapo ishte nënshkruar dhe përfshinte edhe pjesën që Harry nuk do të mbante më rolet e tij ushtarake.
Kjo ishte ajo që e zemëroi kaq shumë. Ai është shumë emocional dhe rolet e tij ushtarake ishin shumë të rëndësishme për të, duke pasur parasysh që shërbeu për një kohë të gjatë,”- tha një burim.
Më 12 shkurt të këtij viti, si pjesë e ndarjes përfundimtare, Mbretëresha i hoqi Harry-t tri role kryesore. Të njëjtën fundjavë, Harry dhe Meghan, të zhgënjyer, nënshkruan për intervistën me Oprah. Ata e filmuan intervistën e bujshme vetëm disa ditë më vonë dhe vetëm disa or ë pasi Princi Philip u shtrua në spital.
Burime brenda Pallatit thanë që rolet e tij ushtarake u hoqën nga frika se drejtuesit e televizioneve mund t’i përdorin ato për të promovuar dokumentarët e tij në Netflix, intervistat apo projektet e ndryshme.
Harry mbeti i shtangur kur mësoi se nuk mund të vishte më uniforma ushtarake pasi kishte hequr dorë nga detyrat mbretërore. Mirëpo, për varrimin e Princit Philip në prill, Mbretëresha kërkoi që të gjithë të veshin kostume, siç thuhet, për të kursyer sikletin e Harry-t.
Burimi / PanoramaPlus
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.