Lifestyle

October 2, 2018 | 12:36

Princi William: “Mezi pres të fle një natë i qetë”

Gruaja Kate Middleton është në Londër me fëmijët e saj, ndërkohë që Princi William, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Namibi, ndoshta është udhëtimi i fundit që bënë vetëm, para se Dukesha të përfundojë lejen e saj të lindjes. Një leje kjo jo vetëm për t’u kujdesur për të sapolindurin, por edhe për George, 5 vjeç, dhe Charlotte, 3.

“Unë jam shumë i lumtur që vizitoj për herë të parë Namibinë, vetëm më vjen keq që gruaja ime nuk është me mua. Ajo është jashtëzakonisht xheloze, sidomos sepse mund të fle disa netë me radhë këtë javë, larg fëmijëve të mi të mrekullueshëm”.

Në Pallatin Kensington, nuk fle mirë, sidomos pas ardhjes në jetë të Louis, i cili ka prishur bilancin e arritur me dy fëmijët e tjerë, për orarin e gjumit dhe kohës së ushqyerjes. Princi William nuk është i ri për shaka të këtij lloji.

Të sapolindurit, ju e dini, flenë vonë, duke përfshirë edhe ata të gjakut blu dhe Louis, vetëm pesë muajsh, duket se nuk e ka humbur zakonin. Kur princi të kthehet në shtëpi, ndoshta situata nuk do të ketë ndryshuar, por ndoshta ai do të ketë diçka shumë të bukur për t’u treguar fëmijëve të tij.

Burimi / www.vanityfair.it

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top