Vitet e fundit, marrëdhëniet mes prindërve dhe fëmijëve po përjetojnë një transformim të dukshëm. Të kuptosh këtë lidhje do të thotë të futesh në një sistem dinamik ndërsjelljeje dhe zhvillimi, ku edukimi nuk është më vetëm transmetim rregullash, por një proces rritjeje të përbashkët.
Të kesh një fëmijë nuk do të thotë thjesht ta lindësh, por të pranosh një sfidë: të përfshihesh, të përshtatesh me ndryshimet dhe, mbi të gjitha, të kesh besim në aftësitë e tua edukative.
Të besosh tek fëmijët, të respektosh ritmet dhe personalitetin e tyre krijon themelet për një rritje të ekuilibruar dhe të ndërgjegjshme.
Të edukosh do të thotë të evoluosh!
Të jesh familje nuk do të thotë një arritje përfundimtar, por të jetosh një eksplorim të vazhdueshëm. Çdo fazë e zhvillimit të fëmijës sjell sfida të reja, kërkon përshtatje dhe rishikim, si nga fëmijët po ashtu edhe nga prindërit.
Të edukosh është të mësosh, çdo ditë.
Sot familjet përqendrohen më shumë në mirëqenien emocionale sesa në transmetimin e vlerave dhe normave. Ky ndryshim ka sjellë përfitime, por edhe kontradikta.
Afrimiteti i Familjes, familja juaj e rregullt
Në të kaluarën, edukimi bazohej në autonomi dhe në përcaktimin e qartë të rregullave.
Sot, vlen siguria dhe mbrojtja, por shpesh prindërit shmangin konfliktet, duke hequr dorë të stabilizojnë limite të qarta. Kjo gjeneron pasiguri dhe një brishtësi në marrëdhënie që çojnë në pesimizëm dhe pajtueshmëri të tepruar.
Roli prindër – fëmijë: afrimitet i tepruar?
Nëse të kaluarën, distanca mes prindërve dhe fëmijëve ishte e theksuar; sot ajo është minimale. Kjo ka hapur forma të reja komunikimi, por në disa raste rolet ngatërrohen. Kur një prind bëhet “shok – shoqe” në vend që të jetë udhërrëfyes, fëmija humbet pikan e referimit të cilat mund të zhvillojë pasiguri dhe çorientim.
Evitimi i konflikteve me çdo kusht
Shumë prindër, për të ruajtur një klimë të qetë familjare, heqin dorë nga vendosja e rregullave për të shmangur preokupimet. Por gjithësesi, konfliktet janë pjesë e rritjes: një edukim pa limite mund të gjenerojë më shumë probleme sesa zgjidhje.
E ardhmja e prindërve: cilat sfida na presin?
Si do të evoluojë roli i prindërve në vitet e ardhshme?
Shoqëria ndryshon me shpejtësi dhe prindërit e së ardhmes do të duhen të përshtaten me nevoja të reja dhe kontekste të reja sociale:
- Gjithnjë e më shumë hapësirë prindërve të vetëdijshëm: prindërit do të evokohen të zhvillojnë një dëgjim më të thellë emocional dhe të edukojnë përmes shembullit, jo përmes imponimeve të ashpra.
- Edukimi ngaj reziliencës: në një botë të pasigurt dhe në përparim të vazhdueshëm, fëmijët do të kenë nevojë të mësojnë si të përballojnë vështirësitë, pa qenë të mbrojtur nga vështirësitë.
- Teknologjia dhe edukimi: sfida do të jetë integrimi i botës dixhitale pa humbur vlerën e marrëdhënieve autentike dhe të kontaktit njerëzor.
Roli i prindërve të së ardhmes do të jetë një ekuilibër i ndërlikuar mes afrimitetit, rregullave dhe përshtatjes rreth ndryshimeve. Prindërit duhet të jenë pika të qëndrueshme referimi, të aftë të transmetojnë siguri pa e mbytur pavarësinë e fëmijëve. Të udhëheqësh fëmijët drejt një të ardhmeje më të vetëdijshme, do të thotë t’u ofrosh mjete për të përballuar jetën me qëndrueshmëri, autonomi dhe rregullsi të plotëshëndetshme emocionale.
Përktheu: Angela Kosta
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.