Dëshmi

June 14, 2022 | 7:45

Prindër dhe gjyshër mos i bëni fëmijët “servilët” tuaj!

Shkencëtarët pas studimesh të gjata kanë dalë në përfundimin se janë fëmijët që i njohin më mirë prindërit, dhe jo prindërit fëmijët siç pretendohet…

Nga Lira GJIKA, psikologe

Fëmijët i njohin më mirë prindërit dhe të rriturit e tjerë, sepse ata po mësojnë si të bëhen edhe ata të rritur. Duke vëzhguar të rriturin ata vërejnë sjellje të ndryshme që shpesh nuk i kuptojnë nga se shkaktohen, por e ndjejnë, dhe dëgjojnë prindërit të thonë se qenka faji i fëmijës që u nxehën, u mërzitën apo u gëzuan. Fëmija duke qenë i vogël apo në moshën e dipendencës së plotë nga i rrituri dhe në veçanti nga prindi, përpiqen të evitojnë sjellje që prindin e nervozojnë. Fëmija përpiqet të bëjë veprimet që prindit i pëlqejnë apo e gëzojnë. Pra, fëmija i nënshtrohet të rriturit, bën dhe thotë ato veprime që prindi dëshiron të shohi dhe thotë fjalët që prindi dëshiron të dëgjojë. Kujdes prindër dhe gjyshër mos i bëni fëmijët “servilët” tuaj. Një nga shenjat e kësaj situate është të kërciturit e dhëmbëve natën.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top