FB

September 28, 2022 | 8:00

Prindër dhe mësues, pranoni që nxënësit e njohin veten dhe botën e tyre më mirë sesa ju!

Adoleshenca është periudha më e vështirë për jetën e një të riu dhe shpesh vendos fatin e tij/saj. Tek adoleshentët problemet si: stresi, identiteti, ndjenjat, vetëvlerësimi, raportet në familje, marrëdhëniet, sjelljet gjinore, personaliteti, zvarritja e punëve, abuzimi me substancat etj., janë shumë të rëndësishme dhe duan një vëmendje të posaçme nga të gjithë JU prindër, mësues, psikologë, familjarë dhe gjithë njerëzit që janë në jetën e adoleshentëve.

“Flisni me adoleshentët për gjërat e rëndësishme për ta” është një guidë e shkëlqyer për t’u përdorur, i përgatitur me të rejat më të fundit për prindërit, psikologët, mësuesit që duan të lidhen socialisht dhe emocionalisht me adoleshentët. Jean Sunde Peterson ka ndërtuar disa pyetje rreth kësaj marrëdhënieje të gjerë mes brezash. Ja se ku e ndërton ajo pikëpamjen e saj rreth këtij raporti, që ia vlen ta shfletosh për të marrë përgjigjet e duhura!

– A mund t’i trajtoni adoleshentët, nxënësit, thjesht si qenie njerëzore me gabime, pasiguri, ndjeshmëri dhe dobësi, pavarësisht rezultateve të tyre në shkollë apo sjellje?

– A mund të përmbaheni, që të mos “u tregoni vendin”?

– A mund ta pranoni mbrojtjen e tyre, përfshirë edhe kapadaillëkun dhe t’u jepni kohë që të bëhen të ndjeshëm nga ana sociale dhe emocionale?

– A mund të kuptoni se ata mund të mos jenë të guximshëm në anën sociale, akademike ose emocionale dhe se mund të kenë nevojë të nxiten për të ndërmarrë rreziqet e duhura?

– A mund ta shmangni vuajarizmin (të qenët tepër i interesuar në zbulimin e detajeve rreth familjeve të adoleshentëve dhe jetës personale)?

-Nëse jeni mësues, a mund të shkëputeni nga qëndrimi vlerësues e të kaloni në qëndrimin mbështetës?

-A mund të shkëputeni nga qëndrimi prej një të rrituri ekspert dhe të pranoni që nxënësit e njohin veten dhe botën e tyre më mirë sesa ju dhe se ju nevojitet të mësoni prej tyre?

-A mund të futeni në botën e tyre me respekt?

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top