FB

March 5, 2022 | 8:08

Prindër, flisni me fëmijët për luftën në Ukrainë dhe nxitni tek ta dhimbsurinë dhe keqardhjen

Ka dy javë që e gjithë bota është në alarm nga pushtimi i Ukrainës nga rusët dhe të gjithë flasin, tremben e supozojnë si do të zhvillohet kjo ngjarje e re, nëse do të përhapet më gjerë apo do të mbarojë shpejt? Nëse do të ketë luftë apo jo? Këto biseda janë kudo midis njerëzve, në TV dhe në rrjetet sociale. 

Nga Lira Gjika

Të rritur të hutuar dhe fëmijët që dëgjojnë gjithë kërshëri. Sapo mbaron epidemia, fillon një problem i ri edhe më çorientues. Fëmijët tanë provuan tërmetin që nuk i la të hynin në shtëpi. Provuan Covid-in që nuk i la të dilnin nga shtëpia, që u preku të drejtën e tyre themelore, që të luajnë në natyrë, që i bëri të bëjnë edhe kopshtin edhe shkollën online. Panë të rritur që nuk dinin si të silleshin dhe humbnin durimin vazhdimisht.

Tani lufta në Ukrainë dhe frika se mos vijë edhe te ne si Covid-i. Prindër flisni me fëmijët tuaj edhe për këtë ndodhi, mos i lini në amulli. Shpjegojani nëpërmjet bullizmit ashtu si një fëmijë apo i rritur sillet keq me një fëmijë apo njeri tjetër edhe shtetet bëjnë të njëjtën gjë. Një shtet që ndihet e mendon se është më i fortë i bën keq, pra luftë një shteti tjetër. Bullizmi është një gjë shumë e keqe sepse nuk të le të ndjesh dhimbsuri për tjetrin dhe i bën keq, po ashtu edhe lufta bën të njëjtën gjë, njerëzit e një vendi i bëjnë keq njerëzve të vendit që pushtojnë.

Prindër, mësues flisni me fëmijët për ngjarjen në Ukrainë tregojuni që fëmijët atje nuk mund të shkojnë në shkollë apo të luajnë. Tregojuni se shumë fëmijë kanë humbur prindërit apo gjyshërit dhe jo se ishin të sëmurë, por i vrau lufta. Nxitni te fëmijët dhimbsurinë dhe keqardhjen. Gjithashtu theksoni se kjo gjë nuk po ndodh te ne, por kjo nuk do të thotë që ne të jemi indiferent apo të mos i  mendojmë.

Duke folur me fëmijët për pushtimin e Ukrainës edhe i qetësoni edhe u jepni informacionin që fëmija ka shumë nevojë për të kuptuar se çfarë po ndodh dhe njëkohësisht zhvilloni sferën emocionale dhe inteligjencën e tij. I mësoni fëmijëve të mirën dhe të keqen dhe mos i lini ata indiferent ndaj vuajtjes së tjetrit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top