Nga Lira Gjika, mjeke pediatre
Problemi i gënjeshtrës nuk qëndron thjesht te mos thënia e të vërtetës, por te dyshimi, te mospërfillja dhe mosrespekti që gënjeshtra provokon dhe trasmeton. Asnjë njeri nuk do pranë vetes një njeri që e gënjen, pasi dyshimi është ndjenja e parë që provon. Dyshimi provokon një gjendje të lodhshme për njeriun, prandaj dhe bën çmos që ta sqarojë.
Prindër, gjyshër, mësues, kini kujdes me fëmijën! Ju vetë nervozoheni kur ju gënjejnë, madje prishni edhe miqësi e marrëdhënie të rëndësishme. Mos e bëni me fëmijët tuaj, sepse gënjeshtra vret besimin, i transmeton fëmijës mosrespekt, mospërfillje, mosbesim dhe mbi të gjitha dyzimin për veten! Prindër, gjyshër, mësues përpiquni të mos i gënjeni fëmijët, pra shmangni mosrespektin, shpërfilljen, mos i bëni të ndihen të dyzuar në fjalët tuaja. Nëse ne të rriturit e gënjëjmë fëmijën, gjënë e parë që përfton fëmija është se ai nuk është i denjë për ti kushtuar pak vëmëndje e kohë e ti thuhet e vërteta.
Gënjeshtra krijon konfuzion emocional të rëndë që ushqen ankthin dhe ankthin e braktisjes te fëmija, që është një nga ndjesitë e para që njeriu njeh dhe është e lidhur me shëndetin mendor të njeriut. Fëmija pret që prindërit, gjyshërit dhe mësuesit t’i demostrojnë si të jetë e të bëhet i rritur e i zoti, ndërsa ata, natyrisht padashur, e gënjejnë apo nuk i tregojnë të vërtetën. Këtë mospërfillje apo mosrespekt fëmija e përfton nga prindërit gjyshërit apo mësuesit, pra ata që e kanë për detyrë që ta duan ta respektojnë e mësojnë si të jetë e të bëhet.
Ne të rriturit duke përtuar apo rënë shkurt, se besojmë që fëmija nuk kupton, në fakt vetëm i demostrojmë që ai nuk vlen. Përpiquni prindër, gjyshër e mësues të mos i gënjeni fëmijët apo të mos u thoni të vërtetën.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.