Prindër kini pak durim, ndihmojini fëmijët të mos mësojë duke prishur lodra dhe grisur libra, apo revista, por duke vëzhguar, zbuluar dhe ruajtur. Mos jini indiferent ndaj dukurive të tilla. Këto veprime tregojnë, që fëmija ndihet vetëm. Ca gjëra nuk mund të mësohen pa patur prindin pranë.
Për shëmbull, nga mënyra si silleni ju me ta, sa të kujdesshëm, sa të vëmëndëshëm dhe të duruar jeni ju, ashtu do të sillen edhe ata me gjërat. Nëse ju i drejtoheni vazhdimisht fëmijës, kur jeni duke bërë edhe një gjë tjetër, fëmija ndihet keq. Apo demostroni një kujdes të tepërt për fëmijën e tjetrit, pa i kushtuar vëmendje edhe fëmijës suaj, apo duke e krahasuar me një tjetër fëmijë, në atë çast, fëmija ndihet vetëm dhe i pavlerë. Ai, fëmija, është i vogël, është i parritur, në çdo çast pushtohet nga frika dhe e ka nevojë jetike të jetë i sigurt, që prindërit e duan. Këto mënyra të sjelluri e lëndojnë atë dhe i shtojnë pasigurinë.
Fëmija që gris librin dhe prish lodrat, fëmija, që nuk bindet me fjalën, por me prekjen e ashpër dhe kërcënimin, nga specialistët e fushës së psihës, cilësohet fëmijë i neglizhuar.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.