Nga Lira Gjika, mjeke pediatre
Prindër, lexojini fëmijës para se të flejë. E para, do të rrini bashkë. Fëmija ka nevojë për këtë ritual, të lexoni së bashku, të rrini së bashku. Pikërisht në këto çaste të ditës, ndërtohet ai intimitet cilësor, që është i domosdoshëm për fëmijën, sepse e siguron, që nuk është vetëm.
Janë këto lexime dhe biseda, kokë më kokë, me nënën apo babain, që ndërtojnë etikën e sjelljes të të rriturit, të së nesërmes. Padurimi i prindërve, apo nxitimi i tyre, që fëmija të shkojë të flejë, pa kryer këtë ritual, ushqen rrëmujën dhe konfuzionin, që ekziston në psihën e fëmijës, sepse është i parritur. Siguria dhe besimi ndërtohen pikërisht në fëmijëri.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.