FB

July 4, 2022 | 8:25

Prindër, mos lejoni që “rruga” t’u mësojë fëmijëve tuaj se si vijnë në këtë jetë… Bëjeni ju!

Të rriturit kur zbulojnë se fëmija fillon të shfaqë haptazi kuriozitetin reth zonës gjenitale, si në raport me veten, por edhe për fëmijën tjetër, i kap paniku dhe nuk dinë si të sillen.

Nga Lira GJIKA, psikologe

Më e keqja ndodh kur fëmija i pyet si bëhet dashuria. Këtu prindërit dhe edukatorët e humbasin fare, ose qeshin, ose ikin, ose bëhen seriozë dhe u thonë fëmijëve që nuk bëhen këto pyetje. Fëmijët hutohen më keq se prindërit dhe nuk dinë si të bëjnë. Të rriturit harrojnë se në rrugë, fëmijët dëgjojnë gjithfarë shprehjesh banale, si nga fjalët edhe nga mënyra e të thënit. Prandaj prindër dhe edukatorë, mësojani ju seksualitetin, këtë të vërtetë që krijon jetën dhe që çdo njeri që vjen në jetë, vjen nga ky akt. Kush më mirë se prindërit dhe edukatorët mund tja mësojnë një fëmije këto “gjëra”? Prindër, edukatorë mos lejoni që fëmija juaj, këtë temë delikate, këtë të vërtetë, ta mësojnë me “stil rruge”. Për këto “gjëra” duhet folur me shumë seriozitet, respekt dhe thjeshtë. Në këtë mënyrë do të evitohet mënyra banale që haset e dëgjohet në “rrugë”.

Prindër mos lejoni që “rruga” tu mësoj fëmijëve tuaj se si vijnë në këtë jetë dhe se si ndërtohet familja, pasi edhe familja lidhet e ndërtohet direkt nga sfera seksuale.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top