FB

June 15, 2021 | 8:20

Prindër, ndëshkimi i fëmijëve ju largon prej tyre

 

Prindër mos u bërtisni fëmijëve kur bëjnë gabime, pasi i trembni. Trembja dhe kërcënimi nuk ju bëjnë të afërt me ta, por të largët e të huaj. Edhe ju vetë i shmangni njerëzit, që ju bëjnë të ndiheni të paaftë apo fajtorë apo të turpëruar për veten tuaj. Fëmija nuk mund të rritet i vetëm dhe me fëmijë duhet kuptuar njeriu nga mosha 0 deri në 18 vjeç.

Mos e harroni këtë, prindër e mësues. Një fëmijë, që sillet keq ka një hall, por e ka të vështirë ta artikulojë, sepse nuk e di se si do të silleni ju të rritur. Ju në përgjithësi, jeni etiketues, nervoz, nxeheni shpejt, i kërcënoni apo ndiheni të turpëruar dhe jo rrallë u jepni edhe ndo ca shpulla. Mbase keni të drejtë, por këto mënyra të sjelluri, nuk janë mënyra e duhur. Fëmija i bën veprimet e “këqija” jo se është i keq, por ende nuk di t’i dallojë apo t’i gjykojë si i rrituri veprimet apo fjalët.

Fëmija kur kryen një veprim niset nga kurioziteti apo për të demostruar se edhe ai po rritet dhe është i rritur. Prindër, nëse ju do ti zgjidhni problemet me nerva e të inatosur , nuk do të bëni gjë tjetër, vetëm se do ti trembni fëmijët dhe do të humbisni komunikimin, që është shumë i nevojshëm dhe për më tepër, do të nxisni gënjeshtrën apo shmangien e tyre, që të flasin me ju, për të kuptuar se çfarë veprimi kanë kryer.

Prindër, në emër të së mirës ju përdorni ndëshkimin e fëmijëve dhe kështu, i trembni ata dhe ata dashur padashur, do të gjejnë dikë apo një vend, ku nuk i trembin dhe i shajnë. Vende, njerëz dhe “mjete” të tilla, ka sa të duash në rrugët e një qyteti. Prindër me sjelljen tuaj, ju i nxitni fëmijët të jenë të largët e të huaj me ju, të kenë frikë apo druajtje nga familja. Pra, dashur padashur, me mënyrën e frikës, kërcënimit, etiketimit, shpullave, i lini vetëm.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top