FB

October 16, 2021 | 8:23

Prindër për herë të parë, Shpat Kasapi dhe bashkëshortja e tij zbulojnë publikisht gjininë e bebushit

Këngëtari Shpat Kasapi dhe bashkëshortja e tij, Selvije Jao, do të bëhen prindër për herë të parë shumë shpejt. Teksa ishin dje të ftuar te “Rudina”, çifti zbuloi dje gjininë e bebit: një djalë!

selvije jao (2)

Nga një tullumbace e madhe në studio, të cilën e shpoi Shpati, dolën tullumbacë të vegjël në ngjyrë blu, duke konfirmuar kështu gjininë e bebushit.

Ishalla i ngjan Selvijes”,- tha Shpati, duke ia dhënë më shumë meritat bashkëshortes së tij. Por të dy pranuan se cilado të ishte gjinia, me rëndësi ishte të jetë i shëndetshëm.

Ende nuk kemi vendosur për emrin, kemi shumë preferenca, por akoma… Besoj, në fund do ia vendos për 5 minuta”- shtoi artisti.

selvije jao

E pyetur se si ka qenë momenti i parë i njohjes mes tyre, Selvija tha: “Nuk e dija se Shpati është djalë kaq i thjeshtë, televizori gënjen shumë në mënyrën që është mendjemadh apo i paarritshëm dhe unë mendoja që isha shumë e thjeshtë, grimierë, bëja punën time.

U kontaktova nga menaxheri i Shpatit or grimiere në videoklip, shkoj aty, të gjithë ishin rregulluar, kurse Shpati është ai që ngel për në fund. Dhe i thashë “hajde se erdha, më paguan s’më paguan të të grimoj ty” dhe filloi një shoqëri shumë e sinqertë, pa kushte.

Kemi mbajtur komunikim, kemi dalë për kafe, por gjithmonë në bazën e shoqërisë dhe më vjen mirë që gjëja e parë që më ka rënë në sy te Shpati në lidhjen tonë është që nuk ka dhënë premtime. Njiheshim, por unë si femër kërkoja pak siguri.

Shkoja në shtëpi dhe shihja gazetat. Aty më ka dhënë siguri, me të vërtetë është djalë që kur vendos, vendos dhe pastaj vendosi.”

selvije jao

Ndërkohë, Shpati rrëfeu se si e ka përjetuar ai periudhën e njohjes me grimieren, teksa tha: “M’u duk kjo vajzë sikur e njihja prej kohës, sikur është lloji im. Filluam të kishim kimi, flirte, më pas duke dalë, duke shëtitur. Ngacmime kemi bërë të dy kohë pas kohe.

Dyshja e kanë jetuar të gjithë raportin e tyre të dashurisë në heshtje të plotë dhe tërësisht të tërhequr nga vëmendja e publikut. Koha e pandemisë i ka ndihmuar edhe më shumë, sepse si Shpati, ashtu edhe Selvija, nuk kanë dashur që të jenë në qendër të portaleve e lajmeve rozë”.

selvije jao shpat kasapi

Dyshja gjithashtu zbuloi se pasi u njohën, rrugët e tyre u ndanë për një vit. Pas kësaj, rikthimi ishte plot me surpriza, pasi Shpati i propozoi Selvijes për martesë e sot janë bashkë dhe po presin fëmijën e parë.

I shkëputëm marrëdhëniet për një vit më duket, unë vazhdova rrugën time, Shpati vazhdoi të tijën. Nuk u zumë, ishim shokë, por secili vazhdoi rrugën e tij dhe një ditë u takuam shumë rastësisht në Shkup, unë e shoh dhe them ‘A është Shpati?’ dhe nuk dija si të sillesha dhe sa më pa Shpati, më përqafoi dhe më tha që nuk e kam ditur që më ke munguar kaq shumë”,- tha bashkëshortja e këngëtarit .

selvije jao (8)selvije jao shpat kasapi (8)selvije jao shpat kasapi (7)selvije jao shpat kasapi (4)shpat kasapi selvije jao (8)

 

 

Burimi / PanoramaPlus

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top