FB

April 18, 2022 | 8:45

Prindër, t’u mohoni fëmijëve gjuhën e origjinës krijon probleme në karakterin e tyre

Dialogu i dy nënave

 -Fëmija im flet vetëm anglisht. E di sa mirë flet, si anglez i vogël. Sa e lumtur që jam. Po shqip flet? Jo mi, e ç’i duhet shqipja sikur do të rrijë në Shqipëri djali im. Djali im do të iki jashtë shtetit. Fliste nëna gjithë vendosmëri dhe krenari. Po ti si i flet? Unë? Po anglisht mi i flas. Kam hyrë në kurs edhe unë, që të mësoj anglisht.

Nga Lira Gjika

Ky dialog i zhvilluar në një lokal në Tiranë nuk është i vetëm. Kjo mënyrë të menduari dhe të sjelluri të nënës dhe jo vetëm të nënës, po edhe të babait, është një gjë e zakonshme sot. Prindër, që i nxisni fëmijët të mësojnë gjuhë të huaja është një gjë shumë e mirë sidomos për trurin e fëmijës, por ti mohoni nga gjuha e vendit, e origjinës, nga gjuha që flasin jo vetëm prindërit po edhe gjyshërit, është e dëmshme për vetë fëmijën për trurin dhe mendjen e tij.

Kjo mënyrë e bën fëmijën të huaj me veten dhe krijon problem në karakterin e tij. Jo rastësisht në Amerikë, Angli dhe vende të tjera, u hapën shkolla për gjuhën e origjinës të emigrantëve pasi minimizon probleme të shëndetit mendor dhe aftësisë për të nxënë apo mësuar të fëmijëve, të cilët janë bijë emigrantësh. Përçmimi i gjuhës së origjinës është problem personaliteti i prindërve që rrisin fëmijët në këtë mënyrë dhe prindërit që kanë problem personaliteti ndikojnë negativisht apo i përcjellin fëmijës problemet e tyre.

Njeriu nuk ka mundësi tjetër për tu bërë përveçse gjuhës dhe fjalëve. Mohimi i gjuhës së origjinës dhe mësimi i një gjuhe të huaj në vend të saj është sikur e vendosim mendjen e fëmijës jashtë vetes së tij. Prindër edhe pse i largoni fëmijët nga vendi dhe nuk ja mësoni gjuhën shqipe ata prapë mbeten bijtë tuaj. Zhdërvjelltësimi në gjuhën e origjinës ia lehtëson të mësuarin e gjuhës së huaj fëmijës, prandaj mos ia vështirësoni të mësuarin edhe pse ju duket se flet rrjedhshëm. Gjuha nuk është ca fjalë të thëna mirë apo rrjedhshëm.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top