Është shumë e rëndësishme që të gjithë prindërit ta lexojnë!
E mërkurë, ora 08:00. Mbërrita në kohë në shkollën e tim biri
– “Mos harroni të vini në mbledhjen e nesërme, është e detyrueshme!, kjo ishte fraza që mësuesja më kishte thënë një ditë më parë.
-“Po kush mendon se është kjo mësuese!…Mendon se mund të kemi kohë të lirë sa herë që do?…Sikur ta dinte sa me rëndësi e kisha mbledhjen e orës 8:30…!
Gjithsesi, u prezantuam. Ajo na falënderoi për praninë dhe nisi të flasë. Nuk e kujtoj çfarë thoshte, mendja ime po punonte se si të gjeja zgjidhje për të blerë televizorin me paratë që do fitoja nga mbledhja e punës.
-“Pietro” , dëgjoj nga ana tjetër e klasës.
– “Nuk je babai i Giovanni-t?” , thotë mësuesja.
-“Po, jam unë”, u përgjigja. Ajo më dha një letër të djalit tim.
Kthehem në vendin tim dhe i hedh një sy letrës.
– “Për këtë erdha këtu…çfarë është kjo???”
Faqja ishte e mbushur me gjashta dhe shtata. E mbylla me shpejtësi, në mënyrë që askush të mos shihte rezultatet e tim biri. Teksa kthehesha në shtëpi, rritej gjithnjë e më shumë zemërimi im dhe ndërkohë mendoja:
-“Unë përpiqem për të, nuk i mungon asgjë, si ka mundësi të ketë rezultate aq të ulëta!…Tani do shohë edhe ndëshkimin!”
Arrij në shtëpi, e mbyll derën me një të shtyrë dhe e thërras:
-“Eja këtu, Giovanni!”. Giovanni po luante në kopsht, vrapoi për të më përqafuar…”Babi!”, thërriti.
– “Jo babai”, i bërtita, u largova, mora rripin dhe nuk arrij dot të kujtoj sa herë e godita, ndërkohë që i thoja gjithçka që mendoja.
– “Tani shko në dhomën tënde!”
Giovanni po qante, fytyra e tij ishte e kuqe dhe goja i dridhej. Gruaja ime nuk tha asgjë, vetëm lëvizte kokën në shenjë mosaprovimi. Kur vajta për të fjetur, ime shoqe më dha fletën e Giovanni-t, që ishte në xhepin e palltos sime dhe më tha:
– “Lexoje me vëmendje dhe më pas merr një vendim…”
Fillimisht ishte shkruar: Letër-raporti i Babit:
- Koha që babi i dedikon bisedës me ty para se të flesh: 6
- Koha që babi i dedikon lojës me ty: 6
- Koha që babi kalon duke të ndihmuar me mësimet: 6
- Koha që babi të dedikon në fundjavë me familjen: 7
- Koha që babi të kushton duke të lexuar një libër para se të flesh: 6
- Koha që babi të kushton duke të puthur dhe përqafuar: 6
- Koha që babi të dedikon duke parë televizor me ty:7
- Koha që babi të dedikon duke dëgjuar pyetjet apo problemet e tua: 6
- Koha që babi të dedikon duke të mësuar apo ndihmuar: 7 =>Mesatarja: 6.33
Prindër, zgjohuni sa jeni ende në kohë!
Fëmijët i vunë nota prindërve të tyre. Djali im më vuri në mesataren 6-7 (Sinqerisht meritoja 5 ose më pak). U çova menjëherë nga shtrati, vrapova për tek dhoma e tij dhe e përqafova. Sa do doja të kthehesha pas në kohë…por kjo ishte e pamundur. Giovanni hapi sytë ende të ënjtur nga lotët, më përqafoi dhe më tha: “Babi të dua!”..mbylli sytë dhe më pas e zuri gjumi.
Zgjohuni prindër!
Mësoni t’i jepni vlerën që meritojnë fëmijëve të tu. Nga kjo varet suksesi apo dështimi i jetës së tyre. Ti prind që po lexon këtë, e ke pyetur ndonjëherë veten se çfarë note do të të kishte dhënë biri/bija jote sot?
Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / emozionifeed.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.