Mirëqenie

November 19, 2018 | 12:17

Ushqimet që shuajnë urinë dhe ju ndihmojnë të dobësoheni…

Molla

Molla është një frut që ndihmon në largimin e oreksit. Ajo është antioksidante si dhe ul përthithjen e kolesterolit dhe të lipoideve në zorrë.

Veza e zier

Veza e zierë ka veti të tresë yndyrnat ne stomak. Ajo është një armë thelbësore për dietat hiperproteinike. E bardha e vezës përmban proteina dhe përbërës, të cilët duan kohë të treten .

Pini sa më shumë ujë

Siç mund ta keni vënë re, sa më shumë ujë të pini, aq më të ngopur do të ndiheni dhe për pasojë nuk keni më as oreks. Uji ka dhe veti tretëse shumë të mira, kështu që pini sa më shumë ujë pas çdo vakti.

Perimet

Perimet përmbajnë kripëra minerale, karbohidrate dhe veçanërisht proteina. Ato nxisin veprimin e gjëndrave të tretjes dhe ndikojnë drejtpërdrejtë në përvetësimin e ushqimeve që treten me vështirësi.

Krundet e tërshërës

Krundet e tërshërës ndërpresin menjëherë oreksin. Ato janë të pasura me fibra dhe ndihmojnë tranzitin e ushqimit. Mirë është të përdoren nëpër sallata, kos apo nëpër drithëra.

Djathi i bardhë

Djathi i bardhë është i shkëlqyer për shëndetin. Ai është i pasur me proteina dhe kalcium. Kalciumi forcon kockat dhe muskujt. Mjaft i mirë për t’u konsumuar, sidomos kur ndjeni shumë uri.

Peshku i bardhë

Peshku i bardhë duhet konsumuar të paktën tri herë në javë. Ai përmban antioksidantë dhe proteina që i bëjnë shumë mirë trupit dhe e mbajnë në formë.

Patatet

Patatet kanë më pak kalori se orizi dhe janë të pasura me shumë vitaminë C. Rreth 200 gramë patate sigurojnë gati gjysmën e nevojave ditore të njeriut. Patatet kanë pak kalori dhe nuk përmbajnë kolesterol, ndërsa fibrat që përmbajnë, ndihmojnë të ulet kolesteroli ekzistues.

 

Burimi / Bota.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top