Prindërimi është një proces jo shumë i lehtë, edhe për ata që në teori mund të jenë të shkëlqyer. Praktika është ajo që na mëson në rendin e jetës se si ta menaxhojmë figurën prindërore, duke synuar pikësëpari mirërritjen e fëmijës. Pediatria e njohur, Lira Gjika, sjell këto këshilla, ku në fokus është pikërisht roli i prindërit kundrejt fëmijës.
Nga Lira Gjika, mjeke pediatre
Të rritësh mirë një fëmijë do të thotë që prindërit:
-Të mos ushqejnë me zor dhe vend dhe pa vend.
-Të mos e shohin se është bërë pis, por që është kënaqur duke luajtur e eksploruar.
-Të mos tremben kur luan me ujë apo në shi, por jo ta harrojnë, pasi janë të zënë me smartphon-et.
-Të mos kenë frikë se ftohet dhe, për të qenë prindërit të qetë, e veshin trashë.
-Të mos e puthni pa e pyetur.
-Të mos dallojnë ato që nuk bën.
-Të mos lejojnë të tjerët ta prekin pa leje apo kur nuk do fëmija.
-Të mos lejojnë ta pyesin se kë ka xhan.
-Prindërit ta prezantojnë tek të panjohurit fëmijën dhe jo t’i thotë “s’ke turp” kur fëmija heziton të përgjigjet.
-Të mos i thonë “s’të kam xhan” apo “më turpërove” apo “fëmijë i keq”.
-Të mos e etiketojë sipas një shenje fizike apo “frikacak”.
-Të mos e krahasojë me fëmijë të tjerë.
-T’i flasë me zë të qetë, pa inat, mërzi e bezdi edhe kur bën gabim.
-Fëmija të dërgohet për të fjetur në ora 20.30 dhe t’i lexohet libër.
-Dhe e fundit, por jo për nga rëndësia, prindër mos i gënjeni fëmijët!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.