Këshilla & Arsye

November 3, 2017 | 9:21

Prindërit duhet ta prekin me kujdes dhe butësi fëmijën, t’ia respektojnë trupin

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Trupi është shumë i rëndësishëm për njeriun, pasi brenda tij, gjenden jeta dhe vetja e çdo individi. Jo më kot për njohjen funksionimin e tij dhe mirëmbajtjen, janë zhvilluar dhe merren seriozisht shumë degë të shkencës. Kjo vetëdije për trupin dhe kujdesin për të, mësohet dhe fitohet në fëmijëri dhe pikërisht si të prekin prindërit, butë, me vëmendje apo pa kujdes. Prekja duhet të jetë me butësi dhe respekt.

Për fat të keq, prekja e ashpër, prekja me mospërfillje apo duke e shtyrë fëmijën, si një bezdi nëpërkëmbë, vazhdohet të shihet në rrugët tona.

Kujtohuni kur e shtyni fëmijën, se padashje ju shkeli këmbën apo ju bëri pis rrobat apo ju besdisi. Për të mos folur për goditjet me shpullë kur bën ndonjë veprim që i rrituri nuk është dakord apo nevrikoset.

Gjithë të rriturit pa përjashtim, duhet ta prekin me kujdes dhe butësi fëmijën, t’ia respektojnë trupin. Fëmija po nuk e mësoi në fëmijëri respektin për veten dhe jetën që fillon me trupin, nuk do mundë më vonë të fitojë vetëdijen për veten e tij dhe t’i bëjë bashkë trupin veten dhe jetën. Të rriturit duhet t’i marrin leje fëmijës edhe kur do ta përkëdhelin. Fëmija mund të preket pa leje vetëm te këmbët, në çdo pjesë tjetër të trupit, Iirrituri duhet të kërkojë leje fëmijës përpara se ta prekë.

1

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top