Këshilla & Arsye

February 8, 2017 | 10:31

Prindërit e ashpër ndikojnë negativisht në edukimin e fëmijëve

Një prind i ashpër mund t’i bëjë më shumë dëm sesa mirë edukimit të fëmijës.

Unhappy Afro-american Family

Një studim i ri tregon se abuzimi fizik ose verbal për të ndëshkuar një fëmijë, mund të nxisë sjellje të rrezikshme në adoleshencë.

Nga analiza e më shumë se 1.000 studentëve rezultoi se, fëmijët të cilët ishin ekspozuar ndaj prindërve të ashpër kishin më shumë gjasa të përfshiheshin në sjellje devijante si adoleshentë, si dhe kishin rënie në performancën akademike në moshën 21-vjeçare.

Ky nuk është studimi i parë që dokumenton pasojat negative të prindërve të ashpër. Në përgjithësi të bërtiturat, goditjet ose kërcënimet fizike ndikojnë mbi sjelljen psikosociale të të vegjëlve.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top