FB

February 7, 2022 | 8:38

Prindërit që fshehin emocionet nga fëmijët rrisin fëmijë që nuk dinë të menaxhojnë emocionet e tyre

“Ne nuk grindemi kurrë në sy të fëmijëve”. Kjo mënyrë të sjelluri e prindërve me fëmijët është po aq e dëmshme sa edhe mënyra e dhunshme e komunikimit të prindërve. Të paktën kështu insiston një  nga studiuesit e inteligjencës emocionale, psikologu John Gottman.

Nga Lira Gjika, mjeke pediatre

Nëna dhe baballarë të tillë, përpiqen të kompensojnë frikën e tyre se mos humbin kontrollin dhe nuk janë “super-prindër”. Ata fshehin emocionet e tyre nga fëmijët e tyre. Ironia është se duke fshehur emocionet këta prindër mund të jenë duke rritur të rinj që janë edhe më pak të aftë për të menaxhuar emocionet e tyre. Nëse prindërit do të kishin qenë më të vërtetë në familje dhe me fëmijët, ata do të  mund ti njihnin dhe ti menaxhonin më mirë situatat e vështira emocionale.

Prindërit me sjelljen dhe qëndrimin e tyre sidomos pas grindjes dhe me pak sqarim, mund tu zhvillonin fëmijëve mekanizmin që ti shfaqnin ndjenjat e tyre në mënyrë jo fyese. Kur prindërit fshihen nga fëmijët krijohet ajo distancë e heshtur që i bën të dy palët të largët e të huaj me njëri-tjetrin. Gjithashtu, fëmijët kanë një model më pak për t’i mësuar ata, se si të trajtojnë emocionet e vështira në mënyrë efikase.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top