FB

December 12, 2024 | 7:11

PRIVÉ / Gjergji dhe Enisa Hysi, një histori suksesi në botën e biznesit të veshjeve

 

Nga Orjona TRESA  /  Foto Vlasov SULAJ

 

Pasarela e sallonit Privè nuk është vetëm një hapësirë për të ekspozuar veshjet, por një vend ku vizitorët mund të përjetojnë magjinë e modës në çdo detaj. Të gjitha markat e luksit i gjeni ekskluzivisht në sallonin prej 300m2 në ish-Bllok.

gjergji

Në zemër të Tiranës, në bllokun e njohur për gjallërinë dhe kreativitetin që e karakterizon, ndodhet një emër që ka bërë jehonë përmes qasjes dhe vizionit të qartë në të bërit biznes. Gjergji dhe enisa hysi, ky çift i ri vizionar, ka krijuar një “perandori të vogël” në botën e modës, duke u shndërruar në shembuj frymëzimi për të rinjtë që ëndërrojnë të bëhen pjesë e botës së biznesit.

Ata e nisën aventurën e tyre me veshje dhe aksesorë firmato me një pasion të thellë për modën. Të shqetësuar nga mungesa e produkteve origjinale me çmimet zyrtare të markave në tregun shqiptar, ata kuptuan se kishte një boshllëk për produkte me cilësi të lartë, që të përputheshin me standardet ndërkombëtare. Me një fokus të qartë në dizajnin unik të markave të njohura, si dhe cilësinë e materialeve, Gjergji dhe enisa krijuan PrIVÉ, një sallon që është bërë simbol i shijes dhe elegancës. Salloni i PrIVÉ shtrihet në një hapësirë 300 m² dhe paraqet një univers mode që i drejtohet kryesisht meshkujve, por ka gjithashtu dhe koleksione për femra. Çdo detaj është menduar për të reflektuar origjinalitetin dhe stilin e përkushtuar që karakterizon produktet e tij.

gjeergji1

prive2

Që nga hapja e sallonit, Gjergji dhe enisa kanë sjellë në treg markat më prestigjioze botërore, duke ofruar koleksione veshjesh dhe aksesorësh sipas sezoneve. Nga këpucët dhe atletet, te pantallonat, kostumet, xhinset, xhaketat dhe xhupat, deri tek bluza, kapela, rripat, çantat dhe portofolet, çdo koleksion është një dëshmi e angazhimit të palodhur për të ofruar produktet më të mira, nga emra të njohur si Valentino, Dolce & Gabbana, Dsquared, Alexander McQueen, Fendi, Burberry, Amiri, emporio Armani, Moncler, e shumë të tjerë. Gjergji dhe enisa janë një shembull i shkëlqyer i asaj që mund të arrihet me përkushtim dhe seriozitet. Si prindër të një djali dyvjeçar, ata janë të aftë të menaxhojnë me sukses dhe balancojnë jetën familjare dhe atë profesionale, duke qenë njëherësh partnerë dhe bashkëpunëtorë të pandashëm. Ata tregojnë se suksesin në botën e biznesit nuk e sjell vetëm një punë e palodhur, por edhe besimi i patundur në vetvete dhe ndihma që i japin njëri-tjetrit në çdo hap të rrugës.

prive

Për të rinjtë e sotëm, Gjergji dhe Enisa janë një model frymëzimi. Ata tregojnë se pasioni dhe angazhimi janë thelbësorë për të arritur qëllimet, duke kontribuar po ashtu në zhvillimin e modës dhe kulturës së saj edhe në Shqipëri.

 

Adresa: Rruga e Brigadave VIII, Tiranë, Godina 1, Përballë me Pepper

Email: [email protected]

Facebook Prive

Instagram prive.tirana

Ueb https://www.prive.fashion/home

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top