FB

August 20, 2022 | 10:01

Problem era e keqe e këmbëve? Ja si ta largoni…

Era e keqe e këmbëve mund të jetë vërtetë shqetësuese dhe e sikletshme për ata që e vuajnë një problem të tillë. Kjo ndodh zakonisht kur këmbët tuaja djerësijnë dhe djersa nuk avullon, për shkak të këpucëve apo çorapeve që keni veshur. Bakteret natyrisht prezente në lëkurën tuaj rriten teksa ushqehen me djersën dhe qelizat e vdekura të lëkurës, duke prodhuar kështu erën e keqe të këmbëve.

Ja disa kura në kushte shtëpie për erën e keqe të këmbëve:

Soda e bukës

Hidhni sodë buke në një enë me ujë të ngrohtë (1 lugë gjelle/në gjysmë litër ujë) dhe vendosini këmbët tuaja në të për 15-20 minuta çdo natë për rreth një javë. Gjithashtu mund të spërkasni pak sodë buke te këpucët apo çorapet përpara se t’i vishni ato.

Vaj lavande

Hidhni disa pika vaj lavandre në një enë me ujë të ngrohtë. Vendosini këmbët në enë për 15-20 minuta. Përsërite këtë trajtim dy herë në ditë për disa ditë.

Kripë e trashë (kokërr madhe)

Miksoni 2 lugë gjelle kripë të trashë me një gjysmë kove ujë të ngrohtë. Vendosini këmbët për 10-15 minuta. Për rezultate më të mira, bëjeni këtë përpara gjumit në mënyrë që të evitoni veshjen e çorapeve ose këpucëve për disa orë.

Çaji i Zi

Zieni 2 qese çaj të zi në 3 gota ujë të nxehtë. Shtojini gjysmë kove ujë normal për të ulur temperaturën e përzjerjes. Vendosini këmbët në të për 15-20 minuta. Bëjeni iëtë përditë për rreth një jave.

Uthulla

Përzjeni gjysmë gote uthull në 6-8 gota ujë të ngrohtë. Vendosini këmbët në të për 10-15 minuta. Në fund, lajini këmbët tërësisht me sapun për të hequr edhe erën e uthullës.

 

 

Përgatiti K.I / Burimi donnad.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top