Marrëdhënie

March 19, 2019 | 9:41

Problemet fizike dhe psikologjike që përjetoni kur dikush ju thyen zemrën

Nëse asnjëherë nuk jua ka thyer ndokush zemrën, atëherë mund ta konsideroni veten si një prej njerëzve më me fat në planet. Ndarjet e këqija zakonisht lënë plagë të thella emocionale të cilat janë të vështira për t’u shëruar, ndërkaq shkencëtarët faktikisht pajtohen se koncepti i thyerjes së zemrës ekziston dhe ka efekte fizike në trup.

Shumica e njerëzve njohin dhimbjen që shkakton një ndarje, ku shumica prej tyre më parë do të pranonin të thyenin dorën sesa zemrën!

Ekspertët shëndetësorë tregojnë se në sindromën e zemrës së thyer, një pjesë e zemrës përkohësisht zmadhohet dhe nuk pompon mirë, ndërsa pjesa tjetër e zemrës funksionon normalisht ose me kontraksione më të fuqishme. Sindroma e zemrës së thyer mund të çojë edhe në dështim afatshkurtër të muskujve të zemrës.

Fatmirësisht shkencëtarët më në fund kanë ofruar disa përgjigje të cilat do të ndihmojnë njerëzit që e kanë zemrën e thyer. Ja çfarë i ndodh trupit kur dikush jua thyen zemrën:

– Shumica e njerëzve përjetojnë dhimbje fizike pas thyerjes së zemrës, dhe shkenca e mbështet këtë pohim. Dhimbja emocionale faktikisht ndikon në shëndetin fizik. Mendja është organ shumë i fuqishëm dhe zemra e thyer është emocion shumë i fuqishëm. Kur kombinohen këto dyja, padyshim që prodhojnë reaksion fizik. Për t’i lehtësuar dhimbjet, bëni aktivitete fizike të cilat ndihmojnë në lirimin e dhimbjes emocionale.

– Fundi i papritur i një lidhje shpeshherë shkakton edhe depresion. Nëse jeni në rrethana të tilla, gjeni dikë që ju qëndron afër, ju mbështet dhe me të cilin/cilën mund t’i diskutoni gjërat dhe të shmangni depresionin.

– Thyerja e zemrës mund të lë efekte afatgjate edhe në peshë trupore. Shumica e njerëzve ballafaqohen me pikëllimin duke e tepruar me ngrënie të ushqimit, ndonëse ka të tjerë që e humbasin oreksin. Prandaj, sigurohuni që ta parandaloni ngrënien e tepërt dhe shtimin në peshë.

– Thyerja e zemrës dobëson edhe sistemin imunitar për shkak të niveleve të larta të stresit.

– Nivelet e larta të stresit shkaktojnë edhe probleme në lëkurë për shkak të mos balancimit hormonal.

– Shumica e njerëzve, pas ndarjes kanë probleme edhe me gjumin, përsëri për shkak të niveleve të larta të stresit.

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top