Këshilla & Arsye

July 1, 2017 | 16:18

Problemet shëndetësore gjatë shtatzënisë që rrisin rrezikun e autizmit tek foshnja

Shkaqet reale që shkaktojnë autizmin tek fëmija janë ende të papërcaktuara në mënyrë përfundimtare, por në ditët e sotme shkenca i grupon ato në faktorë gjenetikë dhe ambientalë.

autism1Nuk mund të lemë pas pa përmendur edhe shumë zëra që e lidhin autizmin me vaksinat, pikërisht për shkak të kohës që ai fillon të shfaqë shenjat, e cila përkon me kohën e kryerjes së vaksinës së MMR. Kjo hipotezë nuk ka arritur të provohet deri tani me asnjë fakt shkencor.
Studimet e reja flasin në lidhje me një tjetër faktor
Studiuesit amerikanë të Columbia University në New York (Mailman school of public health) kanë mundur të nxjerrin përfundime të reja që e lidhin spektrin e autizmit me temperaturën e nënës gjatë shtatzanisë. Të dhënat i përkasin 95 754 grave, ndër të cilat bëjnë pjesë edhe ato të “Norvegian mother and child cohort study, që kanë lindur nga viti 1999-2009. Sipas tyrem gratë që kanë pasur tre ose më shumë episode temperature gjatë 3 muajve të parë të shtatzanisë kishin një probabilitet më të lartë për të lindur një fëmijë autik. Në këtë grup, përjashtohen gratë që kanë konsumuar ibubrofen gjatë temperaturës, të cilat nuk kanë sjellë në jetë fëmijë autikë.
Lidhja mes autizmit dhe temperaturës së nënës
Studiuesit nuk flasin në lidhje me motivet që kanë shkaktuar temperaturën, pra ajo mund të kishte shkaqe të ndryshme si për shembull një infeksion bakterial. Megjithatë, sipas tyre temperatura është një inflamacion akut që e ekspozon fetusin në një ambient inflamator që mund të shkaktojë probleme në zhvillimin e trurit. Megjithatë, mjekët këtë e konsiderojnë si një faktor të lartë rreziku dhe jo një shkak real. pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top